Deputeti i PDK-së shikon ndeshjet e Botërorit në Kuvend

Aktuale

Deputeti i PDK-së shikon ndeshjet e Botërorit në Kuvend

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 14:39
Foto

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu nuk po mundte t’ia ndante sytë ndeshjes vendimtare në Kampionatin Botërorë të grupit H mes Kolumbisë dhe Senegalit.

Ai me njërën dorë po shfletonte dokumentacionin për seancën e Kuvendit të Kosovës ndërsa në telefonin ishte duke e përcjellur ndeshjen vendimtare të fazës së grupeve mes Kolumbisë dhe Senegalit.

Kuvendi i Kosovës nuk arriti gjatë ditës së djeshme të votoi për projektligjin për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Supreme. Votimi për këtë projektligj u shty për muajin e ardhshëm.

Videon e gjeni duke klikuar: Këtu

Në anën tjetër në ndeshjen mes Kolumbisë dhe Senegalit, Haxhiu mund ta ketë parë vetëm një gol, atë të mbrojtësit të Barcelonës, Yarry Mina, gol ky që i mjaftojë Kolumbisë të kualifikohet në rundin tjetër, ndërsa për Senegalin ishte ndeshja e fundit në “Rusia 2018”

Të dy këto kombëtarë kanë një ekip mjaftë simpatikë në ‘botën’ e futbollit, me disa futbollistë që luajnë në klubet më të mëdha botërore. Nuk dihet nëse Haxhiu kishte bërë tifo për Kolumbinë apo Senegalin.

Kolumbia në fazën tjetër do të përballët me Anglinë. Ndërsa nëse edhe Zvicra mposhtë Suedinë, atëherë mund të ketë një ndeshje mes Zvicrës dhe Kolumbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat