Gashi: Presidenti i raporton kryeministrit, i cili disa herë është deklaruar se nuk merr vesh nga ato punë

Aktuale

Gashi: Presidenti i raporton kryeministrit, i cili disa herë është deklaruar se nuk merr vesh nga ato punë

Nga: D.RR Më: 29 qershor 2018 Në ora: 15:24
Arben Gashi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK, Arben Gashi ka kritikuar raportimin e presidentit Thaçi rreth dialogut me Serbinë, duke thënë se ai po i raporton kryeministrit, ndërsa ky i fundit nuk merr vesh nga ato punë, sipas deklarimit të tij.

Gashi këtë raportim e quan edhe konspiracion kundër sistemit demokratik dhe rendit kushtetues, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë:                                        

Edhe kjo ndodhi!!!

Presidenti i raporton kryeministrit, i cili disa herë është deklaruar se nuk merr vesh nga ato punë (negociatat).

Së pari është përmbysje e sistemit, sepse një institucion më i larte nuk i raporton një institucioni më të ulët.

Së dyti është konspiracion kundër sistemit demokratik dhe rendit kushtetues(nga kryeministri dhe presidenti), sepse edhe qeveria edhe presidenti në sistemin kushtetues të Kosovës janë derivate të Kuvendit te Republikës. Prandaj duhet t’i raportojnë Kuvendit të Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat