Shqipërie e Kosova me inspektime të përbashkëta te policia

Aktuale

Shqipërie e Kosova me inspektime të përbashkëta te policia

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 15:47
Pamje nga takimi

Zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës realizuan në Tiranë një takim të përbashkët me drejtoreshën e përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Anila Trimi dhe drejtues të tjerë në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë.

Zyrtarët e IPK-së dhe të SHÇBA-së gjatë këtij takimi u pajtuan për të miratuar një protokoll të përbashkët pune dhe të kryejnë inspektime të përbashkëta në njësitë e patrullimit të përbashkëta policore, për të siguruar një shërbim policor sa më të përgjegjshëm e transparent ndaj qytetarëve.

Sipas njoftimit të inspektoriatit, gjatë takimit në mes zyrtarëve të agjencive homologe u diskutua edhe për shkëmbimin e eksperiencave për hetime pro-aktive dhe shkëmbimin e praktikave më të mira hetimore.

“Inspektorati Policor i Kosovës gjatë këtij takimi përveç tjerash shfaqi interes për procesin e Veting-ut, të ndërmarrë nga Ministria e Brendshme, objekt i të cilit janë Policia, SHÇBA dhe Garda, me fokus promovimin e pjesës së shëndoshë së këtyre strukturave”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit Policor të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat