Haradinaj: Jam skeptik për rezultatin e dialogut

Aktuale

Haradinaj: Jam skeptik për rezultatin e dialogut

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 20:00
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se tani është koha t’i qasemi Parlamentit Evropian, pasi që puna më e madh është atje, sepse siç tha “Kosova i ka përmbush 95 kriteret për liberalizim të vizave”.

Këto deklarime i pari i Qeverisë së Kosovës i bëri gjatë konstituimit të Kuvendit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  ku 73 anëtarë si shenj betimi u pajisën me certifikata.

Duke e konsideruar si një proces jo të lehtë liberalizimin e vizave, Haradinaj u shpreh se të gjithë duhet të angazhohen që këtë çështja ta fusin në agjendën e Parlamentit Evropian.

Kreu i ekzekutivit e ka konsideruar me fat shtetin e Kosovës që tani Këshilli i BE-së nuk ka diskutuar për liberalizimin e vizave, por për hapjen e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Haradinaj: Të gjithë duhet të angazhohemi për liberalizimin e vizave

“Ne diku deri më 12 korrik më së largu do ta kemi vlerësimin e Komisionit edhe ai Komision. Njerëzit tonë që qarkullojnë kah Parlamenti i BE-së, tani duhet të aktivizohen çofshin konsull, çofshin ambasador, çofshin staf diplomatik, por të gjithë ata që kanë mundësi dhe akses në Parlament, duhet të aktivizohen për agjendë. Tash është koha kur ne duhet t’i qasemi Parlamentit të BE-së, puna në Kosovë është kryer 95 kriteret e liberalizimit të vizave janë të kryme, por tash është puna atje, por nuk është me automatizëm se na i  kemi kryer kriteret edhe me ndodh, tash duhet të gjithë ne me mu marr. Do të ishte mirë t’ia kushtoj një kohë të madhe edhe unë si kryetar i Qeverisë, Parlamentit të BE-së “, u shpreh ai.

Kryeministri  i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh skeptik për dialogun Kosovë-Serbi, pasi sipas tij mënyra më e mirë për të pasur rezultate të prekshme, është me hy një fuqi e re, si Amerika apo ndonjë shtet evropian.

Haradinaj: Jam skeptik me rezultatet në këtë dialog

“Unë jam skeptik se ka rezultat në këtë dialog, sepse janë të njëjtit njerëz, është Mogherini  dhe Angelina Eichhorst, janë aty të njëjtit prej që pesë vjet, presidenti Thaçi, presidenti Vuçiq janë të njëjtë. Nuk e kuptoj qysh këta mundemi përnjëherë diçka me ndryshuar, nuk ka ndodhur kurrgjë ndryshe, nuk e kuptoj pse lëvizin gjërat menjëherë. E vetmja mënyrë me ndodh diçka ndryshe në dialog është me hy fuqi e re, diçka që nuk ka ekzistuar deri sot, përndryshe imagjinoni shkojmë deri në Bruksel kthehem pa marrëveshjen e energjisë, bile që është e vogël. Ne kemi bërë kërkesë për një fuqi të re në dialog me ardh amerikanët, nëse amerikanët thonë që është temë e Evropës, vazhdojmë ulemi në tavolina, aty thotë le ta merr një shtet evropian dialogun në dorë, le t’i ndihmon BE-së, jo me hjek nga BE-ja, por le ta merr Gjermania, le t’i jap ndihmë ”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij është gabim të mendohet se duke e ndihmuar procesin e dialogut arrijmë më lehtë tek proceset tjera të rëndësishme për Kosovën.

Gjatë konstituimit të Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj foli edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Duke thënë se është e preferueshme për çdo njërin që ky transformim të bëhet me ndryshime kushtetuese, ai u shpreh se ka bërë çmos për t’i bindur serbët e Kosovës për ta votuar transformimin e FSK-së në ushtri.

Haradinaj:  Nëse shkojmë siç e thotë Kushtetua nuk krijojmë tensione të brendshme

“Nëse shkojmë në bazë të ligjit, e Kushtetuta jonë e parasheh këtë të drejt se buron  nga neni 126 dhe nga krejt parametrat kushtetues e ligjor që i ka dhënë Kushtetuta jonë, ne nuk krijomë tensione të brendshme, ne nuk ftojmë palë të panevojshme në debat, se nuk varet nga askush tjetër, ne ecim përpara. Këtë jam duke e bërë me kujdesin më të madh”, ka thënë ai.

Në cilësinë e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se deri në shtator partia që ai e udhëheqë është e gatshme për të arritur suksese të reja si subjekt politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat