Delawie: Kosova nuk do të jetë pjesë e NATO-s pa i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë

Aktuale

Delawie: Kosova nuk do të jetë pjesë e NATO-s pa i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 21:22
Greg Delawie

Ambasadori amerikan, Greg Delawie i porositi liderët vendor, që të bashkohen rreth dialogut me Serbinë, në mënyrë që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Në pritjen tradicionale të organizuat sonte nga Ambasada amerikane për të shënuar Pavarësinë e SHBA-ve, ambasadori u kërkoi institucioneve vendore që ta luftojnë korrupsionin, në mënyrë që të krijohet një ambient i duhur biznesor.

Delawie: Kosova po ndërton një shoqëri multietnike

“Hap pas hapi, Kosova po ndërton një shoqëri multietnike, përparimtare me një ekonomi të fuqishme. Si në çdo demokraci edhe puna juaj duhet të vazhdojë. Nelson Mandela njëherë ka thënë ‘pas ngritje së një kodre të madhe ka mjaft kodra të tjera për t’iu ngjitur’. Pra edhe Kosova ka mjaft kodra të mëdha për t’iu ngjitur, është dialogu me Serbinë... Kosova duhet t’i tejkalojë dallimet me Serbinë dhe të arrijë një marrëveshje finale me të”, tha ai.

Delawie tha se Republika e Kosovës për një kohë të gjatë ka qenë e rënduar nga shenja e asteriksit,  që ka penguar ndërkombëtarisht, dhe siç tha ai për këtë arsye “ju jeni duke e paguar çmimin. Për këtë arsye bizneset ndërkombëtare ju quajnë servis politik”.

Delawie: Ky çmim është një sfidë drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës

“Ky çmim është një sfidë drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës. Kosova nuk do të jetë pjesë e NATO-s pa arritur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Pasojat e kësaj janë të paarritshme. Prandaj kjo është që Kosova është e shënuar yllin, asteriksin. Nuk ka asgjë tjetër për veç të arithet një marrëveshje finale me Serbinë”, tha ai dhe porositi liderët vendor që në diskutim duhet të tregojnë lidership të vërtetët, që ta gjejnë mënyrën për t’i realizuar qëllimet dhe për të përgatitur rrugën drejtë BE-së.

Delawie: Është edhe një kodër tjetër për Kosovën

“Në të njëjtën kohë është edhe një kodër tjetër për Kosovën për t’u ngjitur, luftimi i korrupsionit. Zyrtarët publik kanë përgjegjësi që t’i vënë interesat e shtetit dhe kjo vlen për të gjithë zyrtarët publik, policët, zyrtarët e gjykatave, gjykatësit, prokurorët, që të ketë një luftë sistematike kundër korrupsionit, sepse është thelbësore për qëllimet që dëshiron t’i realizojë Kosova”, tha ambasadori amerikan.

Ai tha se arsimi, energjia dhe siguria në Kosovë dhe një ambient transparent biznesor, janë thelbësore ku të rinjtë të besojnë se mund të bëjnë diçka nga vetja e tyre në shtetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat