Thaçi: Qytetarë e Kosovës e festojnë Pavarësinë e SHBA-ve si festë të Kosovës

Aktuale

Thaçi: Qytetarë e Kosovës e festojnë Pavarësinë e SHBA-ve si festë të Kosovës

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 21:25
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se shumë qytetarë të Kosovës, e kuptojnë dhe festojnë Pavarësinë e SHBA-ve, sikur të ishte festë shtetërore e Kosovës.

Në pritjen tradicionale të organizuat sonte nga Ambasada amerikane për të shënuar Pavarësinë e SHBA-ve, presidenti Thaçi theksoi se festimi i 4 Korrikut - Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale.

Thaçi: Shumë bashkëqytetarë të Kosovës

“Kam përshtypje që shumë bashkëqytetarë të Kosovës, e kuptojnë dhe festojnë këtë festë, sikur të ishte festë shtetërore e Kosovës. Kjo ndjenjë është e kuptueshme për kosovarët, për popullin dhe shtetin me pro-amerikan në Evropë dhe më gjerë. Kështu ka qenë, kështu është tani dhe kështu do të mbet për gjithmonë sepse liria e jonë, vlerat e tona, janë të mishëruara me ato të popullit amerikan”, tha presidenti.

Ai shtoi se modeli amerikan i ndërtuar mbi lirinë individuale, bashkëjetesën ndërmjet popujve dhe komuniteteve të ndryshme, ndarje të pushteteve dhe llogaridhënie, sundim i rëndit dhe ligjit janë vlera tashmë universale të shteteve demokratike anekënd botës. Presidenti pohoi se “Kosova i ka pranuar këto vlera dhe me përkushtim po punon për të arritur qëllimin tonë strategjik për tu bërë pjesë e BE-së, NATO-s, dhe pse jo, edhe pjesë e OKB-së”.

Ne jemi në rrugë të duhur për ta arritur këtë qëllim. Sigurisht që thellimi i reformave në vendin tonë, në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, ekonomisë, edukimit, shëndetësisë etj, do ta lehtësoj rrugëtimin tonë.

Thaçi: Jemi të bekuar

“Por pengesa kryesore në këtë rrugëtim, mbetet domosdoshmëria e arritjes së marrëveshjes përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Pikërisht kjo domosdoshmërinë, e bënë këtë dialog të pashmangshëm dhe vendimtar për të ardhmen tonë euro-atlantike. Rrjedhimisht, ky qëllim madhor, kërkon përgjegjësi nga të gjitha institucionet shtetërore, partitë politike parlamentare dhe shoqëria civile.Ne jemi të bekuar që njësoj sikur në çdo proces të rëndësishëm deri më tani, kemi mbështetjen e pa rezervë të SHBA-së, të BE-së, dhe të të gjithë partnerëve tanë, të cilët duan ta shohin Kosovën dhe rajonin në paqe të përhershme”, tha presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat