Beqaj për dialogun me Serbinë: Çka duhet të presim në finale, nëse “kualifikimet” kanë qenë me hile

Aktuale

Beqaj për dialogun me Serbinë: Çka duhet të presim në finale, nëse “kualifikimet” kanë qenë me hile

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 00:17
Behlul Beqaj

Profesori universitar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Behlul Beqaj, ka thënë se Presidenti nuk ka vetëbesim në çështjen e bisedimeve me Serbinë.

Ai në emisionin “Dossier’D”, ka thënë se Thaçi ka një hall të madh, sepse është i shantazhuar.

“Kryenegociatori është në hall të madh, sepse është i kushtëzuar dhe e ka hup toruan. Paradite do t’i kënaqë ndërkombëtarët, ndërsa pasdite opozitën dhe shoqërinë civile. Kështu veprohet kur siç thotë populli “e ke mizën nën kapelë”, dhe nuk e ke vetëbesimin”, deklaroi Beqaj.

Njohësi i zhvillimeve politike ka thënë se kur flitet për “finalen” e bisedimeve me Serbinë duhet të kemi parasysh si i kemi kaluar “kualifikimet”.

“Kualifikimet kanë qenë me hile. Çka ndodhi me gjithë ato marrëveshje të nënshkruara deri tani, të konsideruara si teknike. Nëse ne nuk i kemi kaluar si duhet “kualifikimet”, çka duhet të presim në finale”.

Beqaj ka thënë se një marrëveshje po imponohet nga ndërkombëtarët, dhe Thaçi nënshkruan çdo gjë.

“Si duket një marrëveshje po imponohet nga ndërkombëtaret. Dhe presidenti ynë nënshkruan çdo gjë, dhe siç e ka zakon, çdo marrëveshje që nënshkruan ia hedh parlamentit për miratim”, tha ligjëruesi universitar, përcjell Telegrafi.

Vite të humbura për i ka quajtur Beqaj, këto vite të negociatave, pasi sipas tij u pa në Vidovdan se serbët janë të gatshëm të mobilizohen për luftë, për ta rikthyer Kosovën nën Serbi.

“Realiteti është se serbët janë të gatshëm të mobilizohen për luftë, për ta rikthyer Kosovën nën Serbi, ashtu siç u dëshmua dje në Vidovdan, dhe tërë këto vite negocimi, kanë qenë vite të humbura” përfundoi mendimin e tij Behlul Beqaj, njohës i zhvillimeve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat