Zëvendësministri i MPB-së: Ushtria të bëhet vetëm në koordinim me NATO-në

Aktuale

Zëvendësministri i MPB-së: Ushtria të bëhet vetëm në koordinim me NATO-në

Nga: H.Orana Më: 30 qershor 2018 Në ora: 15:07
Ilustrim

Presidenti i Asamblese Parlamentare të NATO-së ka deklaruar gjatë ditës së premte se ushtria duhet të bëhet vetëm sipas ndryshimeve kushtetuese.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj në një prononcim për “Bota sot” thotë se çështja e formimit të ushtrisë duhet të bëhet vetëm në koordinim me NATO-në.

Image
Isa Xhemajlaj

Sipas tij, çdo tentim tjetër do të sjell prishje të raporteve me shtetet anëtare të NATO-së.

“Mendoj se çështja e formimit të ushtrisë  duhet të bëhet vetëm me bashkëpunim dhe bashkërëndim me organizmat e sigurisë ndërkombëtare e në këtë rast me NATO-në. Çdo tentim për formimin e ushtrisë pa dakordim paraparak me NATO-në  do të jetë jo efektiv dhe mund të sjell zbehje të raporteve mes Kosovës dhe disa shteteve që janë anëtare të NATO-së e veqanërisht me ato që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës”, thotë Xhemajlaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat