“Qeveria e banditave tash ka zyrtarisht në Bruksel edhe përfaqësuesen e vet – hajneshë”

Aktuale

“Qeveria e banditave tash ka zyrtarisht në Bruksel edhe përfaqësuesen e vet – hajneshë”

Nga: A.Zh Më: 1 korrik 2018 Në ora: 15:41
Bruksel

Skandalin e shkaktuar nga zyrtarja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Igballe Cakaj, e cila është kapur duke vjedhur në një dyqan në Bruksel, e ka komentuar edhe publicisti Xhevat Rexhaj.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se tashmë “Qeveria e banditëve, ka zyrtarisht përfaqësuesen e saj në Bruksel”, përcjell Bota sot.

Sipas tij, “ajo duhet të shkojë e të dialogojë me presidentin Thaçi me Serbinë.

Reagimi i tij i plotë:

Qeveria e banditave tash ka zyrtarisht në BE- BRUKSEL edhe përfaqësuesen e vet- HAJNESHË! 

Me u pyet unë atë e kisha caktue me shkue me Hashën në biseda me Vuqen!

Qeveri kriminale, qeveri bandash, qeveri që vret Kosovën më zi se Millosheviqi, ngase këta po e shkatërrojnë shtetin e vet e popullin e vet!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat