Shqyrtohet Projektligji për mësimdhënësit e viteve `90

Aktuale

Shqyrtohet Projektligji për mësimdhënësit e viteve `90

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 07:38
Kuvendi i Kosovës

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi sot do të mban mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-073 për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 dhe shqyrtimi i raportit me rekomandime të Projektligjit nr.06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;

Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtura më 18 dhe 20.6.2018;

Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-073 për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99;

Shqyrtimi i raportit me rekomandime të Projektligjit nr.06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës;

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat