Scott: Këto janë pritjet për finalizimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Aktuale

Scott: Këto janë pritjet për finalizimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 09:42
Kyle Scott

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, ka deklaruar se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të hyjë në një fazë më intensive.

Ai deklaroi se ka shpresa se kompromisi do të arrihet “ndoshta këtë vit”.

Scott theksoi se është e qartë se Kosova dhe Serbia nuk do të marrin gjithçka që duan, por është e rëndësishme që të dyja palët do të bëjnë kompromis përfundimtar.

“Kjo është arsyeja pse ky dialog është aq i rëndësishëm për BE-në. Mendoj se duhet të hyjë në një fazë më intensive dhe shpresoj se do të ketë një kompromis, ndoshta edhe këtë vit”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat