Beogradi nuk e do përfshirjen e SHBA-së në dialog

Aktuale

Beogradi nuk e do përfshirjen e SHBA-së në dialog

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 11:49
Milovan Drecun

Beogradi zyrtar e sheh jo të duhur përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tavolinën e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Milovan Drecun, kryetar i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka komentuar kërkesën e kryeministrit, Ramush Haradinaj, për futjen amerikanëve në negociata. Sipas tij, kjo kërkesë, e shefit të ekzekutivit kosovar, po bëhet për arsye të ‘inateve’ ndaj presidentit, Hashim Thaçi.

“Fakti që Haradinaj i bën thirrje Uashingtonit të angazhohet në dialog është më shumë i synuar për mundësitë e brendshme politike, sepse ai dëshiron të dobësojë pozitën negociuese të Hashim Thaçit”, deklaroi Drecun, transmeton Indeksonline

Megjithatë, ai theksoi se SHBA-ja dhe Rusia do ta japin ‘vulën përfundimtare’ të statusit të bisedimeve. “Nëse Haradinaj kërkon që Shtetet e Bashkuara të bashkohen, atëherë ai kërkon që të diskutohet një status përfundimtar”, u shpreh Drecun.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj vazhdimisht ka treguar se synimi i tij është që të përfshihet SHBA-ja në bisedimet me Serbinë.

“…Ne jemi dakord që të vazhdohet një dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kërkojmë prezencën e Amerikës, pra, rolin e Amerikës në dialog. Dialogu për ne është njohje, pra në mes të dy shteteve të pavarura, pra dialog mes fqinjëve. Në asnjë variant nuk e shohim si dialog për tema të brendshme të Kosovës. Ka përfunduar edhe kjo epokë. I kemi dhënë mundësinë edhe kësaj logjike, por shihet se ka ngecur”, ishte shprehur ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat