Vetëvendosje me ftesë për partitë politike, paralajmëron padi ndaj Thaçit

Aktuale

Vetëvendosje me ftesë për partitë politike, paralajmëron padi ndaj Thaçit

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 11:58
Glauk Konjufca

(E plotësuar) - Presidenti Hashim Thaçi nuk është kompetent për udhëheqjen e dialogut me Serbinë, dhe Kuvendi duhet t’i vendosë atij vijat e kuqe.

Këtë qëndrim të Lëvizjes Vetëvendosje e ka shprehur Kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca përmes një konference për media, ku ndër tjerash tha se nuk përjashtohen as protestat si formë kundërshtimi.

Konjufca ka ngritur një paralele në mes të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli dhe Gjykatës Speciale.

Konjufca: Thaçi mendon se duke bërë kompromise me Serbinë, do ta shtyjë Gjykatën Speciale

 “Secilit politikan që do t’i ofrohej me udhëheq dialogun me Serbinë, me siguri që do të mendonte disa herë dhe do të hezitonte me qenë në krye të këtij procesi, është vetëm një person prej të gjithë politikanëve që po vrapon me qenë në krye të këtij procesi patjetër, e ky është presidenti Hashim Thaçi, pra kjo tregon që Hashim Thaçi dialogun me Serbinë e ka diçka jetike edhe ekzistenciale, mirëpo ne mendojmë që kjo është jetike vetëm për personalitetin e tij, vetëm për karrierën e tij personale. Për shkak që ai përmes kësaj mendon që duke bërë kompromise dhe koncesione me Serbinë, ndoshta për pak muaj mund ta bllokojë dhe mund ta shtyjë Gjykatën Speciale nga funksionimi i saj. Mirëpo ne jemi totalisht kundër që një person si ai të vihet në krye të dialogut, ta keqpërdorë këtë proces, të bëjë koncesione në kurriz të Kosovës dhe krejt kjo vetëm se ai frikësohet nga procese të tjera siç ështà « ardhja në shprehje dhe funksionimi i Gjykatës Speciale” vazhdoi tutje Konjufca kritikat ndaj ish-kreut të PDK-së.

Sipas Konjufcës, Thaçi ka kidnapuar dialogun, sepse qeveria ka qenë ajo që gjithnjë ka udhëhequr me të.

Konjufca: Parlamenti duhet t’ia vendosë vijat e kuqe Hashim Thaçit

“Tash e patë se si Presidenti ja hoqi vijat e kuqe edhe Serbisë, në një konferencë shtypi ai tha që me Serbinë nuk kemi vija të kuqe. Lëvizja Vetëvendosje mendon që tash kur Presidenti i hoqi vijat e kuqe me Serbinë, parlamentari duhet t’ia vendosë vijat e kuqe Hashim Thaçit. Pra, e para që t’i tregojë që nuk është njeriu kredibil i cili mund t’i udhëheq këto negociata, e dyta të përpilohet një rezolutë nga Kuvendi i Kosovës dhe të vendosen vijat e kuqe edhe për Presidentin, por edhe për Serbinë”, u shpreh Konjufca duke komentuar deklarimin e Presidentit Thaçi që dialogu me Serbinë nuk ka vija të kuqe.

Serbia ta zgjedh BE-në, e jo Kosovën, është opsioni i vetëm i pranueshëm për Vetëvendosjen, mirëpo, sipas tyre Thaçi po i mundëson Serbisë që t’i zgjedh te dyja, edhe një copë të Kosovës, dhe BE-në me hapa të sigurt.

Konjufca: Serbia ta zgjedh BE-në dhe ta lë rahat Kosovën

“Serbia nuk mund t’i zgjedh të dyjat, dhe Kosovën edhe Bashkimin Evropian në vitin 2025. Institucionet tona duhet të përcaktohen qartë, duhet t’i thonë Serbisë, mund ta zgjedhësh vetëm njërën. Dhe më e mira për rajonin, për paqen në Evropë, për stabilitetin në Ballkan do të ishte që Serbia ta zgjedh BE-në dhe ta lë rahat Kosovën, kurse Presidenti jonë sikur po ja mundëson Serbisë që t’i zgjedh të dyjat, edhe një copë brenda Kosovës, përmes Zajednicës, përmes kompetenca ekzekutive e kështu me radhë, dhe përmes heqjes së vijave të kuqe, dhe në njërën anë që Serbia të shkoj e sigurt, ta kap vitin 2025 drejt integrimeve në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Deklarimin e Thaçit se Kosova rrezikon të përfundojë si Palestina, Konjufca e quajti kërcënim për popullin.

Kryeministri Ramush Haradinaj kishte thënë se nuk ka kohë që të drejtojë dialogun me Serbinë, andaj edhe ky proces po udhëhiqet nga Presidenti Thaçi.

Konjufca ka komentuar këtë qëndrim të të parit të ekzekutivit, duke thënë se kjo deklaratë është shumë jo serioze.

Konjufca: Haradinaj nuk është për ta udhëhequr Kosovën

“Kur një njeriut i duket dialogu proces i ndërlikuar kurse është në krye të shtetit, ai do të thotë që është totalisht, nuk është për ta udhëhequr Kosovën dhe për ta qeverisur mirë, por është për do kalkulime të tjera në pushtet, kalkulimet mundet mi tregu ai”, tha Konjufca.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nuk ka përjashtuar as protestat për ta kundërshtuar Thaçin kryesues të negociatave.

Konjufca: Nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se edhe t’i ashpërsojmë mjetet

“Në momentin e parë që do të kristalizohen ndoshta ofertat, që do të bëhen të qarta, dhe kur ne faktikisht e dimë se çka është në tavolinë edhe e dimë gatishmërinë e Presidentit tonë për kompromise, nëse kjo është kundër interesave të Kosovës, edhe e cungon Kosovën,  e pamundëson krijimin e një shteti funksional për dekada me radhë, atëherë nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se edhe t’i ashpërsojmë mjetet tona të kundërshtimit, me ç’rast demonstratat dhe protestat janë vetëm njëri prej mjeteve të shumta demokratike, por të presionit.Duke mos i përjashtuar as protestat as demonstratat, as forma të tjera të shprehjes së pakënaqësisë”, tha Konjufca.

Ai është shprehur skeptik se partitë opozitare do t’i bashkoheshin në këto protesta kundër Thaçit si udhëheqës të dialogut.

VV: Thaçi ka kidnapuar dialogun me Serbinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca përmes një konference ka shprehur kundërshtimin e kësaj partie lidhur me udhëheqjen e dialogut me Serbinë, nga presidenti Hashim Thaçi

Serbia ta zgjedh BE-në, e jo Kosovën, është opsioni i vetëm i pranueshëm për Vetëvendosjen, mirëpo, sipas tyre Thaçi po i mundëson Serbisë që t’i zgjedh të dyja, edhe një copë të Kosovës, dhe BE-në me hapa të sigurt.

 Konjufca ka ngritur një paralele në mes të dialogut dhe Gjykatës Speciale.

“Ai mendon që duke bërë kompromise me Serbinë, ndoshta për pak muaj do ta shtyjë Gjykatën Speciale”, vazhdoi tutje Konjufca kritikat ndaj ish-kreut të PDK-së.

“Secilit politikan që do t’i ofrohej me udhëheq dialogun me Serbinë, me siguri se do të mendonte disa herë dhe do të hezitonte, është vetëm një politikan që po vrapon me qenë në krye. Kjo tregon se presidenti Thaçi dialogun e ka diçka jetike, mirëpo ne mendojmë se kjo është jetike vetëm për karrierën e tij personale”, tha ai.

Sipas Konjufcës, Thaçi ka kidnapuar dialogun, sepse Qeveria ka qenë ajo që gjithnjë ka udhëhequr me dialogun. “E shpalli vetveten drejtues të dialogut. Me sa e dimë ne në Kosovë nuk ka ndodh kurrfarë ndërrimi i kompetencave të presidentit. Pra, Thaçi ka ato kompetenca që ka pas edhe Jahjaga”, tha ai.

“Tash kur presidenti i hoqi vijat e kuqe me Serbinë, Parlamenti duhet t’ia  vendosë vijat e kuqe Hashim Thaçit”, tha Konjufca, duke komentuar deklarimin e presidentit Thaçi që dialogu me Serbinë nuk ka vija të kuqe.

Konjufca tha se shkëmbimi i territoreve duhet të jetë vijë e kuqe. Deklarimin e Thaçit se konflikti me Serbinë rrezikon t’i ngjasojë gjendjes së Palestinës, Konjufca e ka quajtur kërcënim të popullit.

 “Ne i bëjmë thirrje presidentit që të mos e kërcënojë më popullin e Kosovës, me raste të tilla që ekzistojnë në botë e që Kosova nuk ka lidhje”, tha Konjufca. /

Vetëvendosje në konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media, ku flet drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca.

Konferenca mbahet në selinë e VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat