Haradinaj takoi delegatët e 2 korrikut, i quan histori e gjallë

Aktuale

Haradinaj takoi delegatët e 2 korrikut, i quan histori e gjallë

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 16:37
Ramush Haradinaj me një grup të delegatëve që nënshkruan Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut

(E plotësuar)- Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi sot se Deklarata e 2 Korrikut 1990 u ka vënë bazë veprimeve të mëtejshme për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ai këto komente i bëri pas takimit me një grup të delegatëve që nënshkruan Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut, me të cilët ka biseduar për temat në interes të vendit.

Haradinaj tha se u takua me delegatët, të cilët janë historia e gjallë e Kosovës. 

Haradinaj: U takova me historinë tonë të gjallë

“Sot kam pas nderin që të pres delegatët e gjallë, historinë e gjallë tonën të Kosovës, të bëjë një bashkëbisedim dhe i falënderoj nga zemra, iu kam uruar ditën e korrikut delegatëve, pra historisë sonë të gjallë, gjithë qytetarëve dhe e kemi shfrytëzuar mundësinë me bashkëbisedua për temat që na preokupojnë sot në vend”, tha ai.

Ndërsa duke folur për statusin e  delegatëve të 2 korrikut,  tha se është me rëndësi që të kenë një ligj për këtë, pasi që kjo është një nder që i bëhet kësaj kategorie, e cila sipas tij në momente kyçe  kanë kryer detyrat e tyre në shërbim të vendit.

Haradinaj: Është me rëndësi që kjo të ndodhë

“Sa i përket statusit ka një iniciativë ligjore. Ajo ndodhet tani në Parlament në fazën e një propozimi, pra një koncept dokumenti. Mund të ndodh që do të procedohet më tutje në seancë plenare, si ligj për statusin e delegatëve apo deputetëve të vitit 90- të. Nëse kalon nga Parlamenti, ne do ta përkrahim si Qeveri. Ka një kosto që është modeste vjetore. Nëse jo atëherë mund ta hartojmë pra ne një ligj, koncept dokument për statusin e delegatëve të atëhershëm dhe të ia kalojmë parlamentit. Por mendoj që është me rëndësi që kjo të ndodh”, tha ai.

Ilaz Ramajli, i cili në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit,  falënderoi kryeministrin për kujdesin e treguar. Ndërsa theksoi se në takim me kryeministrin  kanë parashtruar dhe çështjen e mbështetjes materiale për delegatët e ish-kuvendit të Kosovës të viteve 90-ta. 

Ramajli: Parashtruam çështjen e mbështetjes materiale

“Ju keni pasur kujdes të veçantë dhe në kohën kur nuk keni qenë kryeministër për këtë përbërje. Dhe kjo që ju sot na ftuat është një nder i veçantë për ne. Siç iu tha kryeministri, përveç që ne si delegat i parashtruam disa çështje që janë në interes vetëm për këtë grupacion, pra vetëm për delegatët e kuvendit të republikës së Kosovës, e që ka të bëjë me mbështetjen materiale të tyre. Kryeministri pati mirësinë që të na njoftoj për disa çështje kyçe, të cilat janë në zhvillim e sipër në Republikën e Kosovës, e që janë çështje politike, por dhe ato që janë me rëndësi të jashtëzakonshme, për zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ai.

Ai pati një porosi për politikanët e tanishëm, për të cilët tha se u nevojitet një unifikim absolut sa i përket çështjes së dialogut,  pasi që Kosova në këtë kohë sipas tij është në një situatë delikate.

Ramajli: Është i nevojshëm, një unifikim absolut

“Besoj që Kosova në këtë kohë, është në një situatë shumë delikate. Siç na njoftoi kryeministri janë përgatitjet dhe zhvillimi i diskutimeve, për përmbylljen e raporteve e kontratës përfundimtare me Serbinë dhe disa çështje tjera. Unë besoj duke u mbështetur në përvojën e viteve të 90-ta edhe sot është i nevojshëm një unifikim absolut i faktorit politik në Kosovë dhe faktorit të institucioneve, për të arritur qëllimin përfundimtar”, tha Ramajli.

Deklarata e 2 Korrikut vuri bazat për shpalljen e pavarësisë

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi sot se Deklarata e 2 Korrikut 1990 u ka vënë bazë veprimeve të mëtejshme për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ai këto komente i bëri pas takimit me një grup të delegatëve që nënshkruan Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut, me të cilët ka biseduar për temat në interes të vendit.

Ai tha se Qeveria e Kosovës do të mbështesë statusin e delegatëve të Kuvendit të atëhershëm nëse iniciativa ligjore kalon në Parlament.

“Ka një kosto modeste. Nuk është ngarkesë financiare, por është më shumë një nder që i bëhet kësaj kategorie”, u shpreh Haradinaj.

Ndërsa, Ilaz Ramajli, njëri prej delegatëve të Kuvendit të Kosovës të vitit 1990, falënderoi kryeministrin për kujdesin e treguar për ta shënuar 28-vjetorin e shpalljes së Deklaratës së 2 Korrikut.

“Kryeministri na njoftoi për disa çështje kyçe që janë politike dhe me rëndësi për vendin. Kosova është në një situatë shumë delikate. Janë diskutimet me Serbinë. Besoj se është i nevojshëm një unifikim i faktorit politik për të arritur qëllimin përfundimtar”, ka thënë ai.

Ndryshe, sot janë bërë 28 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut.

Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë, po edhe të komuniteteve të tjera të Kuvendit të Kosovës.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme socialiste në federatën jugosllave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat