Hoti: Kuvendi t’i vë vija të kuqe Thaçit që po udhëheq dialogun pa autorizim

Aktuale

Hoti: Kuvendi t’i vë vija të kuqe Thaçit që po udhëheq dialogun pa autorizim

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 16:37
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar përsëri çështjen e dialogut me Serbinë në nivel presidentësh.

Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se Thaçi i ka hequr të gjitha vijat e kuqe në tavolinën e dialogut me kontestuesit e shtetësisë së Kosovës.

Sipas tij, është e domosdoshme që Kuvendi urgjentisht të vendos vija të kuqe për presidentin po ashtu.

Më poshtë postimi i Hotit:

Presidenti i Kosovës, i paautorizuar për të udhëhequr dialogun me Serbinë, ka marrë pjesë në takimin e parë. Ai i hoqi të gjitha vijat e kuqe në tavolinën e dialogut me kontestuesit e shtetësisë sonë.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, shtetësia e Kosovës ka marrë zgjidhje përfundimtare gjatë Procesit të Vjenës, ka marrë formë me Deklaratën e Pavarësisë dhe ka marrë legjitimitet ndërkombëtar me Deklaratën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Secili proces i pakushtëzuar ndaj rendit tonë kushtetues dhe secili krahasim me shtetësinë e Palestinës përbën naivitet politik të rrezikshëm dhe është skajshmërisht i dëmshëm për pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Prandaj, është e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës, përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend urgjentisht të vendosin vijë të kuqe për Presidentin që, i paautorizuar, ka marrë në dorë fatet e vendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat