Duhanaj: Nuk kemi asgjë të pavarur, kjo klasë politike e korruptuar deri në palcë

Aktuale

Duhanaj: Nuk kemi asgjë të pavarur, kjo klasë politike e korruptuar deri në palcë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 2 korrik 2018 Në ora: 20:09
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli, ditë më parë ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është kusht esencial për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.

Sipas zyrtarit të NATO-s, po ashtu luftimi i krimit dhe korrupsionit janë të rëndësishme për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Në lidhje me këtë çështje, analisti politik Leon Duhanaj, ka thënë për “Bota Sot” se sipas rrjedhës së informatave ndërkombëtare, është përcaktuar një lloji dinamike e cila parasheh përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, e që me vonë ta lenë rrugën hapur për integrim.

Ai ka thënë se pala e Kosovës dhe ajo serbe, janë të informuara mirë për këtë agjendë, madje palët, as që mund të ndryshojnë ndonjë gjë në këtë segment.

“Krejt çfarë mund të bëjnë është ajo që pikërisht po e praktikojnë. Si politika e Kosovës ashtu edhe ajo serbe, po e sabotojnë këtë proces në forma të ndryshme. Nëse pala serbe saboton procesin përmes agjendave nacionaliste, destruktivitetin ndaj shtetësisë së Kosovës në të gjitha drejtimet, është pala e Kosovës ajo që i bëhet pengesë serioze procesit integrues, qoftë në NATO, qoftë në BE, përmes sabotimit të proceseve demokratike në vend. Dihet mirëfilli se procesi integrues është i bllokuar për arsye të mosfunksionimit të shtetit ligjor, dhe për këtë  klasa politike, nuk është në gjendje të ndërmarrë asgjë në ketë drejtim”, ka thënë analisti politik Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

Sipas tij, kjo për arsye se duke qenë se kanë instrumentalizuar çdo segment të shoqërisë, atëherë del të mos kemi gjyqësorë të pavarur.

“Në fakt, nuk kemi asgjë të pavarur, sepse edhe vetë kjo klasë politike e cila në masë të madhe është e korruptuar deri në palcë, nuk është e pavarur pasi që janë të shantazhuar  në çdo moment dhe nga çdo drejtim. Integrimet janë proces i cili nuk ka alternativë e as kthim. Por, këto integrime, si dje anëtarësimi në mekanizma relevant ndërkombëtarë, do të varët nga mbarëvajtja e procesit të dialogut, nën moton së pari paqja e përhershme, atëherë integrimi. Kosova si dhe mbarë rajoni, nuk kanë alternativë karshi integrimit ne NATO dhe BE. Krejt çfarë mund të bëjnë, është shpejtimi i këtij procesi, apo sabotimi i tij, gjë që edhe po e bëjnë. I tërë problemi qëndron në faktin se, funksionimi i shtetit ligjor, nënkupton rrezik permanent dhe fundin e karrierës politike për shumë akter. Një fund karriere nënkupton edhe ekspozim para drejtësisë të cilës i frikësohen aq shumë”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat