Ekipi menaxhues: Asociacioni i Komunave Serbe do të ketë kryetar dhe kuvend

Aktuale

Ekipi menaxhues: Asociacioni i Komunave Serbe do të ketë kryetar dhe kuvend

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 13:07
Ilustrim

Ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe sot, si pjesë e procesit të hartimit të projekt-Statutit të këtij asociacioni kanë biseduar me kryetarët e komunave me shumicë serbe.

“Në takim, është biseduar për strukturën e ardhshme organizative të Bashkësisë së komunave serbe, të cilat do të rregullohen në bazë të Parimeve të përgjithshme të miratuara në Bruksel”.

“Sipas këtij dokumenti, Bashkësia e komunave serbe do të ketë këto organe: kuvendin, kryetarin, këshillin, bordin, administratën dhe zyrën për ankesa”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Ekipi Menaxhues.

“Bashkëbiseduesit kanë theksuar se është thelbësore që kompetencat e Bashkësisë së komunave serbe të mbeten ashtu siç janë përcaktuar në Marrëveshjen e parë të Brukselit”.

Ekipi menaxhues ka informuar se kryetarët e komunave serbe me aktivitetet e mëparshme dhe planet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat