Ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi ka folur për tema delikate për shoqërinë e Kosovës.
Ai ka shkruar në Facebook se nuk është fjala vetëm për maskat e fytyrës, por çështja është shumë më e komplikuar.
Postimi i plotë:
A dini kur ka filluar vëllavrasja në Kosovë?
- Kur janë dalur maskat?
A e dini kur janë ndalur vëllavrasjet në Kosovë?
- Kur jane hequr maskat.
A e dini pse Kosova po vendnumëron?
-Sepse maskat kanë ndërruar vendin . Nga rruga dhe mali kanë hyrë në drejtimin e shtetit.
Nuk është fjala vetëm për maskat e fytyrës. Çështja është shumë më e komplikuar! Aq shumë lloje maskash kemi sot, sa është e pamundur t’i përmend pa një hulumtim rrënjësor.
T’i demaskojmë të maskuarit!
Na ndihmoni t’i heqim të gjitha maskat!