VV: Dialogu pa vija të kuqe nënkupton prekjen e territorit të vendit

Aktuale

VV: Dialogu pa vija të kuqe nënkupton prekjen e territorit të vendit

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 21:07
Pamje nga takimi

Lëvizja Vetëvendosje organizoi një diskutim mbi zhvillimet e fundit rreth dialogut me Serbinë.

Sipas njoftimit Diskutimin Ndërsa për një prezantim ishte i ftuar studiuesi gjerman Bodo Weber i cili po viziton Kosovën këto ditë.

Tema të cilën ai prezantoi ishte “Faza finale e dialogut politik, Perëndimi dhe Kosova?”.

Gjatë diskutimit aktivistë, anëtarë të komiteteve dhe deputetë të lëvizjes diskutuan mbi problemet e mëdha që u shkaktuan nga dialogu 2011-2017.

“Disavantazhin në të cilin është futur padrejtësisht Kosova, nxitimi i pajustifikuar për të rifilluar një dialog pa asnjë përgatitje dhe çka është më e rëndë tentimi për të paraqitur këtë proces si “pa vija të kuqe” duke nënkuptuar prekjen e territorit të vendit dhe mos ushtrimin e sovranitetit të plotë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat