Lluka: Nuk ka buxhet për shpronësimin në Hade

Aktuale

Lluka: Nuk ka buxhet për shpronësimin në Hade

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 10:03
Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut

(E plotësuar) - Ministri i Zhvillimit Ekonomik , Valdrin Lluka, tregon se nuk ka buxhet për shpronësimin në fshatin Hade të Obiliqit.

Sipas tij, rasti i Shipitullës ishte më ndryshe, me një intervenim urgjent, për shkak të krizës energjetike.

“Nuk ka buxhet për shpronësim në Hade. Banka Botërore parasheh që çdo shpronësim të bëhet me marrëveshje. Shipitulla ka qenë një rast më unik, sepse ka qenë krizë energjetike. Ka qenë çështje javësh, sepse kemi qenë në kolaps energjetik. Nuk pres që i njëjta gjë të ndodhë edhe në Hade.

“Ne e kemi krijuar një task forcë për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe ajo është në funksion dhe janë të angazhuar t’i ndalim ndërtimet pa leje”, tha Lluka.

Ai këto komente i bëri në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriun, në të cilin u diskutua rreth vendimit të qeverisë për themelimin e grupit teknik, me qëllim të propozimit të Minierës së Re të KEK-ut.

***

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, Ministër i Financave, Bedri Hamza, dhe avokati i popullit Hilmi Jashari së bashku me përfaqësuesit e fshatit Hade do të raportojnë para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Raportimi është në lidhje me vendimin e Qeverisë për themelimin e grupit teknik me qëllim të propozimit të zhvillimit të Minierës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat