Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale familjen shqiptaro-amerikane

Aktuale

Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale familjen shqiptaro-amerikane

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 11:03
Hashim Thaçi dhe Ekrem Bardha

Presidenti Hashim Thaçi me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë ka dekoruar sot lobistin e çështjes kombëtare, shqiptaro-amerikanin, Ekrem Bardha dhe vajzën e tij, Donika Bardha për kontributin e tyre në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Thaçi ka thënë se Kosova do të jetë mirënjohëse për ndihmën e Amerikës ndaj pavarësisë së Kosovës.

“Ne do jemi mirënjohës për mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve që bënë të pamundurën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Presidenti Thaçi.

Këtë dekorim Presidenti e ka bërë në 242 vjetorin e  Pavarësisë së SHBA-së, me ç’rast ka uruar të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe që forcojnë miqësinë e përjetshme me SHBA-të.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat