23 mijë euro mëditje harxhoi Kuvendi për staf të administratës

Aktuale

23 mijë euro mëditje harxhoi Kuvendi për staf të administratës

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 13:00
Ilustrim

Komisioni për Buxhet dhe Financa, ka shqyrtuar raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, për tremujorin e parë të vitit 2018.

Kryetari i Komisionit Lumir Abdixhiku kërkoi sqarim nga Kuvendi se pse janë shpenzuar 25 mijë euro subvencione për entitete publike si dhe mëditje për udhëtime zyrtare.

" Çka ka subvencionuar Kuvendi per tre muaj në shumë prej 25 mijë euro. Udhëtimet zyrtare deputetët 21 mijë euro shpenzimet e mëditjeve për tre muaj . Ndërkaq mëditjet e stafit të administratës së Kuvendit janë 23 mijë euro. Si është e mundur kjo? Të reduktojme ekipet e mëdha që mos te duken si ekskursion në udhëtimet jashtë vendit", tha Abdixhiku.

 Ndërsa kërkoi nga sekretari i Kuvendit ta dijë se sa është numri i këshilltarëve të kryetarit të Kuvendit, sa janë shpenzimet dhe pagat e tyre.

Sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi tha se kryetari i Kuvendit ka 14 këshilltarë,  të cilët marrin paga nga 1040 dhe 1070 euro.

 Edhe deputeti i LDK së Naser Osmani kërkoi sqarim se pse disa shpenzime të Kuvendit janë bërë vetëm tek dy restorante.

" Disa shpenzime janë bërë kryesisht të një apo dy restorante. S’ka gjasa me u bë takim zyrtar për nevoja të Kuvendit në atë restoran. Ai është në  skej të Kosovës që  shkojnë për qejf. Restorani Kuk në Brod", tha Osmani i LDK-së.

 E kryetari i komisionit Abdixhiku pati kritika në adresë të Kuvendit dhe sa i përket shpenzimeve për dreka, të cilat sipas tij arrijnë shumen prej 250 euro në ditë.

"Ka 250 euro ditë në drekë shpenzon Kuvendi. Si është e mundur që Kuvendi han në ditë 250 euro drekë?. Ky është shpërdorim shumë i madh", tha Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat