Apostolova e komenton vjedhjen e zyrtares së MASHT-it në Bruksel

Aktuale

Apostolova e komenton vjedhjen e zyrtares së MASHT-it në Bruksel

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 13:21
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

(E plotësuar) - Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka kërkuar që të bëhen reforma në arsim. Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për arsim ajo ka paralajmëruar se në bashkëpunim me MASHT-in janë duke punuar në një program të ri që do ta përmirësojë gjendjen në arsim. Për këtë e ka ftuar Qeverinë që ta miratojë dhe mbështesë këtë dokument.

“Sistemi i arsimit duhet të nisë nga 0. Në fushën e arsimit deri tash kemi dhënë 34 milionë euro por ato nuk kanë prodhuar rezultat”,ka thënë ajo.

Ajo i ka porositur deputetët që të mendojnë mirë para se ta votojnë projektligjin për mësimdhënësit e viteve 90. Miratimi i këtij projektligji sipas saj, do të shtojë pakënaqësi tek kategoritë tjera. Apostolova ka përmendur edhe rastin e fundit të një zyrtareje të MASHT-it e cila dyshohet se kishte vjedhur në Bruksel e që u suspendua nga ministri Shyqiri Bytyqi.

“Kohës së fundit ka pasur ca aksidente ku në Ministrinë e Arsimit ka zyrtarë që nuk e kanë ngritur shumë mirësjelljen morale. Besoj e dini për çka është fjala nuk do të përmendi emra. Të punosh në Ministrinë e Arsimit është përgjegjësi e lartë", është shprehur Apostolova.

Gjatë javës së kaluar, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka udhëhequr një delegacion të MASHT-it që ka marrë pjesë në takimin e 7-të ministror në kuadër të Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion.

Apostolova në Komisionin për Arsim

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të takohet me Komisionin e Kuvendit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Temë e këtij takimi është përkrahja e BE-së për ngritjen e cilësisë në arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat