AKP transferon mbi 42 milionë euro në fondin e konsoliduar të Kosovës

Aktuale

AKP transferon mbi 42 milionë euro në fondin e konsoliduar të Kosovës

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 14:43
AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton opinionin e gjerë publik se Bordi i Drejtorëve të kësaj agjencie mbledhjen e mbajtur më 25 qershor ka vendosur për transferimin e “Fondeve të Mbetura” të likuidimit në vlerë prej 42,159,638.15 euro në Fondin e Konsoliduar të Kosovës.

Përveç këtyre fondeve, agjencia ka bartur fonde tepricë edhe më parë në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës dhe atë në korrik të vitit 2012 në vlerë prej 28,9 milionë euro dhe në dhjetor të vitit 2015 në vlerë prej 61,3 milionë euro. 

Vlera e tërësishme e fondeve të bartura nga AKP në Fondin e Konsoliduar të Kosovës që nga fillimi i procesit të likuidimit deri më tani ka arritur shumën prej 132.3 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat