Mustafa: Kosova do t'i jetë përjetë mirënjohës SHBA-ve

Aktuale

Mustafa: Kosova do t'i jetë përjetë mirënjohës SHBA-ve

Nga: N.A Më: 4 korrik 2018 Në ora: 17:08
?Ish kryeministri I Kosovës njehërit kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Ish kryeministri I Kosovës njehërit kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi ne facebook ka uruar përvjetorin e pavarësisë se Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mustafa ka theksuar se qytetaret e Kosovës e përjetojnë me ndjenja të veçanta respekti 4 Korrikun

Tutje kreu I LDK-se ka shtuar se Vlerat dhe parimet më të larta njerëzore mbi të cilat u themelua dhe u ndërtua demokracia dhe kombi amerikan

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Qytetarët e Kosovës e përjetojnë me ndjenja të veçanta respekti 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.
Vlerat dhe parimet më të larta njerëzore mbi të cilat u themelua dhe u ndërtua demokracia dhe kombi amerikan, u bënë udhërrëfyes për triumfin e lirisë dhe ndërtimin e shteteve tjera demokratike anekënd botës. 
Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj do t’i jenë përjetë mirënjohës SHBA-ve për rolin vendimtar në lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Urime 4 Korriku!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat