Vetëvendosje nuk merr pjesë në tryezën për dialogun politik

Aktuale

Vetëvendosje nuk merr pjesë në tryezën për dialogun politik

Nga: N.A Më: 4 korrik 2018 Në ora: 17:48
Lëvizja Vetëvendosej

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosu qe mos të marr pjesë në tryezën për dialogun politik që është planifikuar të mbahet sot

Kjo tryezë ka pasur për qëllim mbledhjen e liderve partiak duke përfshire edhe Lëvizjen Vetëvendosje mirëpo ajo para pak minutave ka vendosur të mos marr pjesë.

Arsyetimi I Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë se kjo çështje duhet të adresohet në Kuvend duke mos pasur efekt në tryeza të këtij lloji

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! vendosi të mos marrë pjesë në “tryezën për dialogun politik” që është planifikuar të mbahet sot nga organizata Balkan Research Policy Group (BRPG) si “takim i liderëve”. 
Tryezat e tilla janë shpeshtuar shumë kohëve te fundit dhe duhet të reduktohen . Tryezat e tilla bëhen edhe më problematike kur formati i propozuar dhe organogrami për diskutim në tryezë përputhet me formatet e zyrës së Presidencës që drejtohet nga një person i diskredituar dhe i deligjitimuar si z.Hashim Thaçi. Ajo që na duhet është rikthimi i çështjes në Kuvend. Fokusimi shumë i madh i qeveritarëve te tryezat e shoqërisë civile për këtë çështje ndodh për faktin se Qeverisë i mungon shumica në Kuvend. Kurse për opozitën si dhe për shtetin e Kosovës është jetike që diskutimi të ndodh aty ku është përfaqësimi i zërit të qytetareve: në Kuvend. Kuvendi i Kosovës duhet t'ia tregojë vijat e kuqe Presidentit Thaçi dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat