Kërkohet punë më e madhe për personat me aftësi të kufizuara

Aktuale

Kërkohet punë më e madhe për personat me aftësi të kufizuara

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar publikoi raportin për zbatimin e Strategjisë Nacionale për Persona me Aftësi të Kufizuara në Kosovë.

Aty u tha se ende në Kosovë ka regres sa i përket përmirësimit të jetesës së personave me aftësi të kufizuara. Ndërkaq sfidë mbetet edhe shkollimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara nëpër shkollat publike në Kosovë.

Në anën tjetër, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, u premtoi atyre se Qeveria do të interesohet e do të punojë shumë në implementimin e ligjit për këta persona si dhe në përmirësimin e jetesës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat