Haziri thotë se s'ka datë për liberalizim

Aktuale

Haziri thotë se s'ka datë për liberalizim

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 22:26
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se raporti për liberalizimin e vizave edhe kësaj here do të jetë pozitiv mirëpo nuk garanton datë për marrjen e liberalizimit.

Ai ka thënë se politikanët e vendit po e dëmtojnë këtë proces duke dhënë data të rrejshme për këtë proces.

“Është shumë e vështirë me mendu që mund të merret data para zgjedhjeve të BE-së”, ka thënë ai.

“Çdo ditë këta politikanë janë duke e gjuajt me plumb në këmbë këtë vend”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat