Vetëm zgjedhjet janë rruga e drejtë për “finalën e madhe” të dialogut

Aktuale

Vetëm zgjedhjet janë rruga e drejtë për “finalën e madhe” të dialogut

Nga: N.Sh Më: 6 korrik 2018 Në ora: 16:15
Fotografi nga zgjedhjet

Ish deputeti i Kosovës, Driton Tali thotë se vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e drejtë dhe më e lehtë për dialogun përfundimtar me Serbinë.

Ai sygjeron që me shku në zgjedhje në tetor, pastaj kushdo që i fiton ato edhe le të udhëheqë me negociatat kundër Serbisë në Bruksel.

Sipas Talit, qytetari le të vendos ashtu sikurse në botën e qytetëruar.

Lexojeni statusin e plotë:

Po e përsërisë: Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e drejtë dhe më e lehtë për "Finalen e madhe" të negociatave.

Të gjithë po pajtohemi se kjo është çështja më e rëndësishme dhe nuk po pajtohemi te gjithë që Thaçi t'i udhëheqë ato.

Prandaj le të shkojmë në zgjedhje kah muaji tetor, partitë le t'i përgaditin platformat e tyre dhe t'i shpalosin gjatë fushatës.

Ajo parti që fiton shumicën pastaj ka të drejtë t'i udhëheqë negociatat konform plan-programit të saj.

S'kemi nevojë m'u ngatërru mes veti.

Le të vendos qytetari ashtu siç bëhet gjithkund në botën e qytetëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat