“Boshatiset” Kuvendi, Sejdiu: Për deputetët, kampionati botëror më i rëndësishëm

Aktuale

“Boshatiset” Kuvendi, Sejdiu: Për deputetët, kampionati botëror më i rëndësishëm

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 16:22
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdoi me kërkesën për t’u ndërprerë punimet për shkak të mungesës së deputetëve.

Korab Sejdiu nga LDK, kërkoi që seanca të ndërprehet për shkak të mungesës së deputetëve dhe për të vazhduar për të hënën.

Kurse, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se janë gjashtë pika të rendit të ditës që mund të vazhdojnë seancën.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, tha se vazhdimi i debatit me 20 deputetë është kogja qesharak.

Dardan Sejdiu nga PSD-ja, tha se për deputetët si duket kampionati botëror po bëhet më i rëndësishëm se Kuvendi i Kosovës.

Sejdiu: Kampionati botëror po bëhet më i rëndësishëm se Kuvendi

“Pesëdhjetë minuta më vonë pas përfundimit të pjesës së parë të lojës, por si duket kampionati botëror po bëhet më i rëndësishëm se Kuvendi i Kosovës. Është për këqyrje me 50 minuta vonesë diskutojmë a të vazhdojmë apo jo“, tha ai.

Bilall Sherfi tha se sikur të ishte vetëm futbolli, i bie që asnjëherë deri thash nuk janë ndërprerë seancat për shkak të mungesës së deputetëve.

Sherifi: Nuk është arsyeja futbolli

“Pra nuk është arsyeja futbolli, së paku unë kështu e shoh se nga 27 sa ka LDK, veç Korabi qenka këtu, kjo i bije që LDK krejt futbollista”, tha ai.

Seanca përfundojë për të vazhduar të hënën, pas asaj që është caktuar për të njëjtën ditë.

***

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën me shqyrtimin e disa projektligje të mbetur nga seanca e kaluar.

Tash mbeten rreth 16 pika të rendit të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat