Zgjedhja e gjyqtarëve të Kushtetueses e gëzon shumë një deputet

Aktuale

Zgjedhja e gjyqtarëve të Kushtetueses e gëzon shumë një deputet

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 16:45
Nga pamjet që ka marr media gjatë seancës, derisa numëroheshin votat për secilin kandidat, deputetët e PDK-së ishin shumë të zellshëm në numërimin e tyre me një laps dhe letër.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë zgjedhur tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Remzije Istefi-Peci, Nexhmi Rexhepi dhe Safet Hoxha janë të zgjedhurit e kësaj Gjykate.

Nga pamjet që ka marr media gjatë seancës, derisa numëroheshin votat për secilin kandidat, deputetët e PDK-së ishin shumë të zellshëm në numërimin e tyre me një laps dhe letër.

Në numërim u përfshi edhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, i cili pas përfundimit të leximit të votave u afrua te Memli Krasniqi duke I uruar zgjedhjen e këtyre gjyqtarëve.

Krasniqi është shef i Grupit Parlamentar të PDK-së e që sot ishte mjaft aktiv bashkë me deputetët e koalicionit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat