Ish mjeku i UÇK-së i përgjigjet një kërcënuesi: Lirinë time e kam fitu vetë, as prej teje as prej Ramushit

Aktuale

Ish mjeku i UÇK-së i përgjigjet një kërcënuesi: Lirinë time e kam fitu vetë, as prej teje as prej Ramushit

Nga: H.O. Më: 7 korrik 2018 Në ora: 07:35
Liri Loshi/ Ramush Haradinaj

Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi ditë më parë ka postuar në Facebook një bisedë private nga ka marrë një kërcënim me fjalë banale nga një qytetar. Ai këtë bisedë e ka shpërndarë në Facebook, bashkë me përgjigjen e tij ndaj tij.

Postimi i plotë:

KOSOVA TË ÇLIROHET NGA KËRCËNIMET

Nganjëherë më ndodhin edhe këso komunikimesh të nxehta e të ndyera me përkrahësit e figurave politike që i kritikoj. Ky ishte një nga ato raste! Kerkoj falje nga miqtë për terrorizimin e tyre me banalitetin që ky personi e ka përdorur gjatë komunikimit virtual. Asgjë për t’u shqetësuar. Kërcënimet e tilla nuk më frikësojnë as nuk e ndërrojnë as për një milimetër përcaktimin tim për qasjen kritike ndaj çdo zhvillimi politik dhe ndaj çdo dukurie negative në Kosovë. Por, lus kryeministrin Ramush Haradinaj që të kontribojë për çlirimin e Kosovës nga kërcënimet.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat