Serbia nuk pret që Kosova të paraqesë statutin e Asociacionit brenda afatit

Aktuale

Serbia nuk pret që Kosova të paraqesë statutin e Asociacionit brenda afatit

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ua ka bërë të qartë institucioneve të Kosovës se i kanë vetëm edhe katër muaj që ta formojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Kjo datë po afron e presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk pret që Kosova të paraqesë draftin e statutit serb të komunave serbe më 4 gusht në Bruksel.

Vuçiq i ka deklaruar kështu gazetës serbe, e cili konstaton se ndryshe nga shqiptarët e Kosovës, ekipi udhëheqës serb në negociata në tre muajt e fundit është duke ka hartuar një propozim të statutit të ASK që do të paraqitet në Bruksel.

Në prill janë bërë pesë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, sipas së cilës Prishtina ishte e obliguar të formonte Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Kur serbët nga Kosova  kërcënuan se do ta formojnë vetë Asociacionin, Brukseli caktoi afatin kohor tre muj, që do të thotë deri më 4 gusht të përfundojë puna për hartimin e Statutit të ASK.

Presidenti serb me pas ka thënë se nuk beson që Prishtina do të respektojë këtë afat, por Beogradi do të priste që, siç tha ai, në mënyrë ata të mos akuzohen për shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat