Albin Kurti shkruan për Aleksandër Lumezin, ja si e cilëson kryeprokurorin e Kosovës

Aktuale

Albin Kurti shkruan për Aleksandër Lumezin, ja si e cilëson kryeprokurorin e Kosovës

Nga: P.R Më: 8 korrik 2018 Në ora: 15:08
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në facebbok, kryeprokurorin Aleksandër Lumezi, e ka cilësuar si Këngëtar që nuk këndon.

“Vetëm 10% e familjeve në Kosovë paguajnë ryshfet kur marrin shërbime bazë. Dmth. nuk ka pjesëmarrje masive në korrupsion, ajo është shumë më e ultë sesa në vendet e afërta, psh. në Mal të Zi është 34%. Kjo sipas Barometrit Global të korrupsionit të Transparency International 2016, cituar te Draft Strategjia Shtetërore kundër Korrupsionit 2018-2022 dhe Plani i Veprimit. Pra, për ta luftuar korrupsionin në Kosovë nuk është gjendja aq e pashpresë - korrupsioni është i madh, sepse i lartë në nivele të larta, por jo edhe aq i përhapur. Problemi është se prokurorët dhe gjyqtarët më shumë i frikësohen qeverisë dhe oligarkëve sesa anasjelltas. Si një këngëtar që nuk këndon, i këtillë është kryeprokurori Aleksandër Lumezi: kryeprokuror pa (krye)aktakuza”, ka shkruar Kurti, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat