Avokati i bën apel policisë: Zero tolerancë ndaj shpejtësisë, alkoolit e përdorimit të telefonit

Aktuale

Avokati i bën apel policisë: Zero tolerancë ndaj shpejtësisë, alkoolit e përdorimit të telefonit

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 18:05
Avokati Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka reaguar pas aksidenteve me fatalitet që përshkuan rrugët e Kosovës në ditën e sotme. Gjashtë persona vdiqëm pesë nga ta anëtarë të një familjeje. Koci nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është shprehur se Policia e Kosovës duhet të jetë me e ashpër sa i përket dënimeve dhe kontrolleve për automjetet dhe drejtuesit.

Ky është postimi i plotë i Arianit Koci:

1.
Policia e Kosovës duhet të jetë më rigoroze.

Shuarja e një familje pesë anëtarëshe në aksident komunikacioni, është alarm për krejt shoqërinë kosovare.

Thjesht, është e papranueshme që të kemi aq shumë viktima, dhe aq shumë aksidente në komunikacion.

Po na vdesin qytetarët në komunikacion, thuajse jemi në gjendje lufte.

2.
Mungesa e kulturës së përgjithshme, rrjedhimisht sjellë edhe mungesën e kulturës në komunikacion. 
Nëse nje person nuk ka komunikim normal me askënd; krejt punët i kryen me lidhje politike, farefisnore apo me dhunë; është kapadai dhe mburret me ato sjellje, natyrisht që edhe në komunikacion është i till?.

Nëse një person nuk pret në rend, nuk i jep përparësi të vjetrit apo shtatëzanës - po mendoni që e respekton përparësinë në komunikacion?

Për më tepër, kjo sjellje nuk po ndëshkohet, dhe gradualisht është shndëruar në normë.

Model i sjellës.

Kaosi në politikë, ekonomi dhe sistem gjyqësor, e determinon edhe kaosin në komunikacion

3.
Policia e Kosovës duhet gjithsesi t’i shtoj masat parandaluese dhe ndëshkuese. Nuk kemi zgjidhje tjetër.

Prandaj, zero tolerancë për vozitje:

- nën ndikimin e alkoolit;
- me tejkalim të shpejtësisë;
- me përdorim të telefonit.

Njëherësh, duhet të stopohen edhe vozitjet e politikanëve nën përcjelljen e policisë, me drita rotative dhe sirena. Po shkaktojnë kaos në komunikacion, e besa edhe aksidente - kohë pas kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat