Mes lotësh dhe dhimbjes së madhe, varroset familja 5 anëtarëshe që vdiq në aksidentin e tmerrshëm

Aktuale

Mes lotësh dhe dhimbjes së madhe, varroset familja 5 anëtarëshe që vdiq në aksidentin e tmerrshëm

Nga: Petrit Rudi, Arbnore Zhushi&Gresa Bajraktari Më: 10 korrik 2018 Në ora: 15:53
Pamje nga ceremonia e varrimit të familjes Sadikaj, foto: Bota sot

(E plotësuar) - Kishin ardhur një ditë më parë për pushime në Kosovë, por ato nuk i shijuan. Të dielën pasdite, familja pesë anëtarëshe Sadikaj nga fshati Sopi i Komunës Suharekës, mbeten të vdekur në një aksident të tmerrshëm komunikacioni që ndodhi magjistralen Suharekë – Duhël, në fshatin Biraçë të Suharekës.

Hydajete Sadikaj, 56 vjeçare Jeton Sadikaj, 33 vjeç , Albesa Sadikaj, 27 vjeçe dhe dy fëmijët Erjoni 6 vjeç dhe Eliesa Sadikaj 4 vjeçe vdiqën në aksidentin e rëndë në Suharekë. Familja pesë anëtarëshe jetonte prej vitesh në qytetin Reinach të kantonit të Aargau në Zvicër. Ndërsa sot në fshatin Sopi u bë varrimi i tyre.

Sot me të hyrë në qytetin e Suharekës vërehej mërzia e madhe që kishte kapluar jo vetëm Suharekën, por të gjithë Kosovën.

Në shenjë të tragjedisë, Komuna kishte shpallur ditë zie, dhe flamujt ishin ulur në gjysmë shtizë. Në fshatin Sopi, mes lotësh e dhimbje të madhe u varrosën pesë anëtarët e familjes Sadikaj, dy prej të cilëve fëmijë.

Në ceremoninë e varrimit morën shumë qytetarë nga pothuaj e gjithë Kosova.

Image

 

Në emër të familjes ka folur Avdyl Kabashi. Ai është shprehur falënderues për solidarizimin për tragjedinë që e ka prekur familjen e tij, raporton “Bota sot”.

“Jemi mirënjohës për solidarizimin me ne, për tragjedinë që ka goditur familjen tonë. Kaluar mijëra kilometra për të shuar mallin për familjen. Edhe moti sot po mban zi në shenjë për këta shpirta. Ju lule ishit dhe lule do të mbeteni”, ka thënë ai.

Image

Në ceremoninë e varrimit të familjes 5 anëtarëshe Sadikaj, mori pjesë edhe kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj.

Ai e ka quajtur ditë të rëndë, ditën e sotme, pasi ka thënë se Kosova ka përjetuar rëndë këtë tragjedi.

“Dita e sotme është e rëndë. Fjalimet janë të zorshme. Jo vetëm Theranda, por e gjithë Kosova përjetoi rëndë këtë tragjedi”, është shprehur ai.

Deri tek aksidenti sipas policisë kishte ardhur nga mos përshtatja e shpejtësisë, kur shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin si pasojë e kushteve të këqija atmosferike dhe është ndeshur me autobusin me udhëtarë.

Kurse, vëllai i Albesës, në një rrëfim për 20min.ch, ka treguar ngjarjen tragjike të së dielës.

“Rreth gjysmë ore para se të ndodhte aksidenti ne ishim ulur dhe po qëndronim bashkë”, kujton Ylli V. për mediumin 20.min.ch. “J.S, si gjithmonë bënte shaka. Në ditët e ardhshme ne kishim planifikuar që të shkonim në bregdetin shqiptar ku do të festonim edhe ditëlindjen e motrës sime”, thotë Ylli V.

“J.S, si gjithmonë bënte shaka. Në ditët e ardhshme ne kishim planifikuar që të shkonim në bregdetin shqiptar ku do të festonim edhe ditëlindjen e motrës sime. Rreth gjysmë ore para se të ndodhte aksidenti ne ishim ulur dhe po qëndronim bashkë”, kujton ai.

Sipas rrëfimit të Yllit, Jetoni ishte nisur të shkonte tek vëllai i tij në momentin kur kishte ndodhur aksidenti.

“Ata donin të vinin të mërkurën [në Shqipëri]. Unë duhej t’ua rezervoja hotelin atyre. Isha i tronditur. Për shkak se isha duke vozitur në makinë, më duhej të ndaloja dhe të merrja frymë thellë. Gruaja ime pyeti se çfarë kishte ndodhur. Pastaj të dy filluam të qajmë”, ka deklaruar në rrëfimin e tij Ylli, vëllai i Albesës e cila mbeti e vdekur në aksidentin e së Dielës.

E kjo tragjedi nuk ishte e para për familjen Sadikaj nga Suhareka, shkruan “Bota sot”.

Një tragjedi të ngjashme e kishte përjetuar edhe në vitin e largët 1989, ku në një aksident komunikacioni, në rrugën e njëjtë u kishin vdekur edhe 3 familjarë.

Njëri nga personat që kishte mbetur i vdekur në vitin 1989, kishte qenë edhe babai i Jetonit, Rexhep Sadikaj, i cili atë kohë e kishte lënë jetim Jetonin vetëm 4 vjeç.

Aksidenti kishte ndodhur kur Shefket Sadikaj, duke bartur dru, së bashku me 3 djemtë Rexhepin (babai i Jetonit), Hesetin dhe Behxhetin, ishin përplasur me një kamion duke mbetur të vdekur në vend.  Nga ky rast kishte shpëtuar vetëm Shefketi, babai i djemve dhe gjyshi i Jetonit.

E këtë tragjedi për T7 e ka rrëfyer bashkëfshatari i tyre, Osman Berisha.

“Tragjedi e madhe ka qenë, ka ndodh me kamion, baba i tyre ka qenë e ka ngarku me dru, ka rrshit kamioni edhe i ka mbytën”, deklaroi Berisha.

E tragjedia e familjes Sadikaj, ka tronditur e gjithë Kosovën.

Ngushëllime familjes Sadikaj nga fshati Sopi i Komunë së Suharekës i kanë shprehur krerët e shtetit, si Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryeparlamentari Kadri Veseli, Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, si dhe shumë politikanë dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë. Kurse Komuna e Suharekës ditën e marte, e ka shpallur ditë zie, shkruan “Bota sot”.

Ndërsa policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion, sidomos gjatë sezonës verore ku numër i madh i mërgimtarëve vinë për t’i kaluar pushimet në Kosovë.

“Policia e Kosovës, me qëllim të reduktimit të aksidenteve në tërësi, e në veçanti të atyre me pasoja fatale, në vazhdimësi kërkon dhe njëherit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti te drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, duke respektuar në tërësi të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore”, ka thënë Kelani në një video- incizim. Policia e Kosovës me njësitet e saj po vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, aplikon masa ndëshkuese ligjore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në përgjithësi, e në veçanti atyre me fatalitet, që po paraqesin shqetësim për të gjithë ne, për shkak të humbjes së jetëve njerëzore”, ka thënë zëdhënësi Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

***

Familja pesë anëtareshe që humbi jetën të dielën në një aksident fatal në rrugën Suharekë-Duhël, u varros sot në fshatin Sopi. Në ceremoninë e varrimit morën shumë qytetarë nga pothuajse e gjithë Kosova.

Familja kishte ardhur një ditë më parë për pushime në Kosovë, por ato nuk i shijuan. Të dielën pasdite, familja pesë anëtarëshe Sadikaj nga fshati Sopi i Komunës Suharekës mbeten të vdekur në një aksident të tmerrshëm komunikacioni që ndodhi magjistralen Suharekë – Duhël, në fshatin Biraçë të Suharekës, raporton "Bota sot".

Hydajete Sadikaj, 56 vjeçare Jeton Sadikaj, 33 vjeç , Albesa Sadikaj, 27 vjeçe dhe dy familjet  Erjoni 6 vjeç dhe Eliesa Sadikaj 4 vjeçe vdiqën në aksidentin e rëndë në Suharekë. Familja pesë anëtarëshe jetonte prej vitesh në qytetin Reinach të kantonit të Aargau në Zvicër. Ndërsa sot në fshatin Sopijë u bë varrimi i tyre.

Në shenjë të tragjedisë, Komuna kishte shpallur ditë zie, dhe flamujt ishin ulur në gjysmë shtizë. 

Deri tek aksidenti sipas policisë kishte ardhur nga mos përshtatja e shpejtësisë, kur shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin si pasojë e kushteve të këqija atmosferike dhe është ndeshur me autobusin me udhëtarë.

***

Pas ceremonisë dhe fjalimeve, në fshatin Sopijë ka flluar varrosja e pesë kufomave të familjes Sadikaj, të cilët humbën jetën në një aksident fatal dy ditë më parë në Suhaerkë.

Muharremaj: Ditë e rëndë për Kosovën!

Në ceremoninë e varrimit të familjes 5 anëtarëshe Sadikaj, që vdiq të dielën në aksidentin në Suharekë, po merr pjesë edhe kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj.

Ai e ka quajtur ditë të rëndë, ditën e sotme, pasi ka thënë se Kosova ka përjetuar rëndë këtë tragjedi, raporton “Bota sot”.

“Dita e sotme është e rëndë. Fjalimet janë të zorshme. Jo vetëm Theranda, por e gjithë Kosova përjetoi rëndë këtë tragjedi”, është shprehur ai.

Familjari me fjalim prekës: Ju lule ishit, lule do të mbeteni!

Po mbahet ceremonia e varrimit të familjes Sadikaj në Sopijë të Suharekës.

Në emër të familjes ka folur Avdyl Kabashi. Ai është shprehur falënderues për solidarizimin për tragjedinë që e ka prekur familjen e tij, raporton “Bota sot”.

“Jemi mirënjohës për solidarizimin me ne, për tragjedinë që ka goditur familjen tonë. Kaluar mijëra kilometra për të shuar mallin për familjen. Edhe moti sot po mban zi në shenjë për këta shpirta. Ju lule ishit dhe lule do të mbeteni”, ka thënë ai.

***

Tashmë kufomat e pesë anëtarëve të familjes Sadikaj nga Sopija e Suharekës, janë bartur në varrezat e fshatit. Aty pritet që të pesë anëtarët të përcillen në banesën e tyre të fundit.

Familja pesë anëtarëshe Sadikaj nga fshati Sopi i Komunës Suharekës mbeten të vdekur në një aksident të tmerrshëm komunikacioni që ndodhi magjistralen Suharekë – Duhël, në fshatin Biraçë të Suharekës.

Hydajete Sadikaj, 56 vjeçare Jeton Sadikaj, 33 vjeç, Albesa Sadikaj, 27 vjeçe dhe dy familjet Erjoni 6 vjeç dhe Eliesa Sadikaj 4 vjeçe vdiqën në aksidentin e rëndë në Suharekë. Familja pesë anëtarëshe jetonte prej vitesh në qytetin Reinach të kantonit të Aargau në Zvicër.

Ndërsa sot në fshatin Sopi po bëhet varrimi i tyre. Sot me të hyrë në qytetin e Suharekës vërehej mërzia e madhe që kishte kapluar jo vetëm Suharekën, por të gjithë Kosovën.

Në shenjë të tragjedisë, Komuna ka shpallur ditë zie, dhe flamujt janë ulur në gjysmë shtizë.

Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë shumë qytetarë nga pothuaj e gjithë Kosova

***

Me lot në sy e dhimbje, familjarë, të afërm dhe qytetarë të shumtë, po përcjellin varrimin e familjes 5 anëtarëshe Sadikaj, të cilët humbën jetën tragjikisht, në Suharekë dy ditë më parë.

Image

 

Numri i qytetarëve që po marrin pjesë në varrimin e familjes Sadikaj, po shkon duke u rritur, raporton gazeta "Bota sot".

Familjarët e pikëlluar po presin shumë miq në homazhet për familjen 5 anëtarëshe, e cila vdiq tragjikisht dy ditë më parë në askidentin në Suharekë.

Image

***

Tashmë ka filluar ceremonia e varrimit të familjes 5 anëtarëshe, e cila vdiq në aksidentin e tmerrshëm dy ditë më parë në Suharekë.

Një numër i madh i njerëzve po marrin pjesë ceremoninë që po mbahet në fshatin Sopijë.

Anëtarët e familjes Sadikaj humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku, të dielën në mesditë, pasi automjeti me të cilin po voziteshin u ndesh me një autobus.

Varrimi po bëhet në ditëlindjen e 27-të të Albesa Sadikajt, nënës, e cila bashkë me dy fëmijët, burrin dhe vjehrrën e saj, vdiqën në aksident./BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat