Politologu Mentor Tahiri thotë se sistemi politik ndërkombëtar është para lëkundjeve tektonike.
Përmes një postimi në Facebook, politologu Tahiri pohon se, shtetet e vogla nuk e kanë më luksin që Politikën e Jashtme ta trajtojnë si një dikaster ku shprehen pazaret e brendshme politike.
Sipas ti, Politika e Jashtme është një dritare, apo një kanal komunikimi dhe shpëtimi ynë!
Lexojeni shkrimin e plot të politologut Mentor Tahiri:
Sistemi politik ndërkombëtar ndodhet para lëkundjeve tektonike. Në blic ngjarje që mund të pasojnë, shtetet e vogla do të duhet shumë të punojnë për rreshtimin e tyre, kurse këtu s’mjaftojnë thjeshtë deklaratat para kamerave, por punë konkrete. Bota është multipolare, me shumë faktorë makro dhe mikro regjional. Shtetet e vogla si asnjëherë më parë, tani nuk kanë luksin që Politikën e Jashtme ta trajtojnë si një dikaster ku shprehen pazaret e brendshme politike, e as si bllok i vendeve të punës ku merren rroga për bukën e gojës. Politika e Jashtme është dritare, është kanal komunikimi, është zëri ynë, mund të jetë shpëtimi ynë. Zoti na ruajt!