Ismaili: Ua kam prish bizneset disave, por Kosovën Holandë s’mund ta bëj

Aktuale

Ismaili: Ua kam prish bizneset disave, por Kosovën Holandë s’mund ta bëj

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 13:33
Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili

(E plotësuar) - Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka raportuar para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, për gjendjen në sektorin që ai udhëheq.

Ismaili,  i cili para komisionit  ka folur për furnizim me barna nga lista esenciale, procesin  revidimit të listës esenciale të barnave, funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe vonesat në procedimin e Projektligjeve, tha se  nuk janë aty ku kanë synim dhe duan, por gjendja në sektorin e shëndetësisë është përmirësuar dukshëm.

Ismaili: Ka ndryshim të madh në shëndetësi

“Me shumë njerëz e kemi shty me gjoks, për me arrit në këtë pozicion ku jemi sot.  Konsideroj që ne të gjithë mund te jemi pak me kokëlartëdhe pak më krenar, për faktin që kemi arrit me vnu një model të ri të qeverisjes në MSH. A kemi ende problem, Ppo.  Po ashtu kemi problem dhe me zinxhir furnizues brenda spitaleve. Unë i kam vizituar barnatoret. Kam dërgu me u bë fotografitë. Aty e kemi një gjendje katrahure të vërtetë në barnatore brenda në QKUK. Barnatore që kanë nëpër klinika. Pra e kemi një gjendje tepër tepër të rëndë dhe të cilën kemi filluar një projekt për t’i rehabilutu ato dhe me kriju barnatore në reparte aty ku pacienti ka nevojë për to. Kemi ankesa ku bari ekziston dhe pacienti kthehet thuhet jo bari nuk është në klinikë. Kemi filluar një ide të re që para secilit repart të vendosim një listë  të barnat që i financon shteti i Kosovës, që qytetari kur të del jashtë nëse dikush ia ka shkrujt një bari ta sheh në listë a ekziston ky bari në atë repart apo është dërguar me ble. E kemi pasur një situatë të tillë e cila po përmirësohet. Ende nuk është aty ku duam, por është në përmirësim shumë të madh. Drastik në atë që e kemi gjetur”, tha ministri Ismaili.

Por ishte kryetarja e komisionit Besa Baftiu, e cila tha se sektori i shëndetësisë ka probleme të shumta, duke filluar nga  furnizimi me barna nga lista esenciale, fondi i sigurimeve shëndetësore  dhe probleme tjera me të cilat përballet ky sektor. Ajo i tha ministrit se edhe pas premtimeve të tij, në spitale ende mungojnë barnat esenciale dhe se një gjë e tillë, sipas saj është e pajustifikueshme.

Baftiu: Nga kjo që thoni shëndetësia ka qenë në greminë

“Në bazë të kësaj që edhe ju po e thoni dhe ne po e dimë, po del se sistemi shëndetësor ka qenë në greminë shumë  të thellë. Dhe që të  nxirret prej kësaj ne e dimë që duhet shumë punë dhe përgjegjësi dhe duhet që të punojmë të gjithë bashkërisht”, tha Baftiu.

Por ministri Ismaili  tha se ka bërë aq sa ka mundur, pasi që e ka gjetur këtë sektor në gjendje të rëndë. Sipas tij situata sa i përket furnizimit me barna është shumë më e përmirësuar, por se ka  pasur  pengesa të llojllojshme, si blerje barnave me çmime të larta dhe se ne këtë sektor ka pasur një gjendje konfuze me mos llogaridhënie të plotë.

Ndërsa tha se janë duke punuar me qëllim që të bëhet revidimi i  listës së barnave esenciale, e cila tha se nuk është bërë që nga viti 2012 dhe se kjo do të bëhet në konsultim dhe me ekspertë të OSHP-së, të cilët kanë përvojë në këtë drejtim. Ai tha se shpreson që revidimi i listës esenciale do të ndodh në këtë vit.  Ai ka  folur dhe për fondin e sigurimeve shëndetësore për të cilin tha se është duke u punuar dhe në këtë drejtim.

Ndërsa deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli tha se ministri Ismaili më shumë po merret me pasoja se sa me çështjet thelbësore dhe me reformat në shëndetësi.

Avdyli: Ju më shumë po merreni me pasojat

“Ne sot këtu  bashkë me juve edhe ju edhe ne po merremi më shumë më pasojat, e keq funksionimit të sistemit shëndetësor siç është mungesa e barnave. Siç është  mungesa e aparaturave të ndryshme, por dhe kualiteti i dobët i shërbimeve shëndetësorë. Dhe më pak apo pak  shumë po merremi me çështje thelbësore  që do i zgjidhnin këto probleme. Ju jeni duke i mundu me i zgjidh pasojat, pa shku te thelbi i punës suaj e cila është politik bërja dhe reforma. Me shume siç po shihet dhe këto muajt e fundit dhe tani,  po merreni me zgjidhjen e çështjeve emergjenteve kryesisht të problemeve ad hoc që po dalin në sistemin shëndetësor, mungesa barnave , dështimeve përgjegjësisë ë mjekëve. Por nuk po shohim një reformë shëndetësore”, tha ai.

Edhe anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu tha se gjendja në shëndetësi vazhdon të jetë shqetësuese.

Haxhiu: Shqetësuese gjendja në shëndetësi

 “Mungesa e barnave në listën esenciale, është evidente. Ne kërkuam një sqarim, prej jush se  ku jemi. Pse ka ndodh që  të ketë në vazhdimësi, sepse premtimet kanë qenë së kjo do të përmirësohen. Ju qysh në fillim jeni deklaruar për revidim  të listës esenciale dhe as s’ka ndodh revidimi i listës esenciale dhe mungesat janë evidente dhe po them nga përshtypja e sotme, jo e djeshme, kurrë më keq s’është kanë dhe kjo është shumë shqetësuese. Për mua dhe nëse e vlerësojmë përgjigjen sepse ne jemi deputet ju jeni ministër, ne e monitorojmë punën e juaj, atëherë mund të themi që tek dy pikat e para, furnizimi me barna dhe revidimi nota është negativ”, tha ai.

Por Ismaili tha se sistemin e shëndetësisë, e kanë gërryer për qëllime profitabile. Ndërsa tha se do t’ua  prish biznesin, gjithë atyre që mendojnë të përfitojnë nga paratë publike.

Ismaili: Sistemi është grry, për qëllime profitabile 1 orë e 20

“Ka pasur neglizhencë për arsye e qëllime  profitabile. Sistemi është grry, për qëllime  profitabile. Nuk është grry pse njerëzit nuk kanë ditur me ba punën e vet. Se një letër ne krejt dijmë me shkrujt dhe me mat sa copa janë dhe dej ku po shkojnë. Pra e kanë grry, duke krijuar kriza e duke krijuar më apstaj profite...Unë veç ia ceka punën e furnizimit të listës esenciale, prej kokës deri me fund asnjë vend nuk  e ke ku thu po krenohem. Përkundrazi në çdo vend e ke nga një kurth, në secilin vend e ke nga një kurth. Duhet me mëndu mirë, a t’i bi kësaj rruge a asaj rruge. Sepse ka pasoja. Unë është e vërtetë ia kam prish bizneset njerëzve.  S’ka me ua nal me ia prish bizneset, atyre që mendojnë me përfitu me u en me xhipa prej parasë publike me ble. Nuk kanë me kalu në MSH, për aq sa kam mundësi dhe dije dhe pasojat do të merrem me to”, tha ai.

E i përballur me kritika të shumta, Ismaili u tha deputetëve se nuk mund ta bëjë Kosovën Holandë, por se ai po bën  aq sa po mundet, me qëllim të këndelljes së këtij sektori.

Ismaili: Unë Holandë s’mund t’ua bëj

“Unë reformë me fjalë të bukura nuk mund të bëjë. Reforma jem mos u quajt reformë, u quajt aksion diversant qysh të duash quaje ti, ka me prek qytetarin. Nuk ka me pas emër. E ka prek. Në qoftë se juve ua merr mendja që se ka prej, dua t’iu tregoj juve një statistikë. Ne kemi paguar afër 1 milion euro për stenda, për të njëjtën periudhë kemi  paguar 5 mijë euro. Në qoftë se nuk iu duket reformë 1 milion euro me i ruajt unë nuk e di. Në qoftë se nuk iu duket 1 milion euro me i ruajt në barna, unë nuk e di. Unë Holandë s’mund e bëj“, tha ai.

Ismaili: Kemi instaluar sistem të ri të qeverisjes në shëndetësi, furnizmi është stabilizuar

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka raportuar para Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.

Ismaili ka treguar për përmirësimin e furnizmit me barna dhe stabilizimit të gjendjes të gjendjes që është arritur.

Paraprakisht, ministri Ismaili ka përmendur edhe vështirësitë me të cilat është ballafaquar me situatën e gjetur në Ministri të Shëndetësisë.

”Në fund të vitit 2017, 70 për qind e barnave kanë qenë pa kontratë. So kemi 65 për qind të barnave me kontrata, 24 janë për qind janë në procedurë, dhe tërësisht një situatë tjetër në sektorin shëndetësor”, ka thënë ministri Ismaili.

Ai ka shtuar se tani janë marrë të gjitha masat që furnizmi të stabilizohet dhe të ndërpritet ky avaz i vjetër i keqmenaxhimit. Madje, ai ka thënë se sot të gjithë mund të jenë ngapak më shumë krenar, për instalimin e një qeverisje të re në Ministri të Shëndetësisë.

”Kosnideroj se sot mund të jemi të gjithë më krenar për faktin se kemi arritur një model të ri të qeverisjes në Ministri të Shëndetësisë. Edhe kemi ndërprerë një avaz të vjetër të keqmenaxhimit edhe kemi më shumë furnizim me barna. Madje, edhe po kursejmë buxhetin e shtetit. Vetëm në 30 produkte kemi kursyer rreth 1 milionë euro të buxhetit me metodat e reja të blerjes së barnave”, ka thënë ai.

Ismaili ka treguar se gjatë një jave në muajin qershor janë nënshkruar rreth 50 kontrata të reja për furnizim me barna dhe aktualisht kemi hy në fazën e fundit të nënshkrimit të të gjitha kontratave për barna dhe material shpenzues, të cilat shumica janë kontraktuar me çmime më të lira sesa kontratat paraprake. Në këtë mes, ministri ka përmendur edhe Udhëzimi Administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave.

”Në bazë të këtij Udhëzimi janë krijuar disa mekanizma mbrojtës për institucionet publike në mënyrë që prokurimi i barnave të mos bëhet me çmime abuzive, por të jetë me çmime sa më të ulëta dhe kjo duke pasur referencë edhe shtetet e rajonit dhe ato evropiane”, ka treguar ai.

Më pas, ministri Uran Ismaili ka folur edhe revidimin e Listës Esenciale të Barnave e cila nuk është bërë nga viti 2012.

”Kam kërkuar nga Zyra e OBSH në Prishtinë që të na ndihmojë në këtë proces me ekspertët e saj në mënyrë që versioni i radhës të hartohet duke u bazuar në standardet dhe praktikat më të mira të definuara nga kjo organizatë”.

Në raportimin e tij para Komisionit për Shëndetësi, ministri Ismaili ka folur edhe për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

”Gjatë këtyre muajve 60% e parakushteve për funksionim të Sigurimeve Shëndetësore janë përfunduar duke përfshirë paketën bazë të përfitimeve, listën e shërbimeve pa pagesë, çmimet e shërbimeve, nivelet e bashkëpagesave etj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat