Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin Frontal, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend.
Pacolli ka treguar se si në samitin në Londër, kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq, i ka thënë kryeministrit Haradinaj se vetëm nga maji kanë ndodhur 50 incidente ndaj serbëve në Kosovë.
Pacolli tha se nuk e dinin ku kanë ndodhur këto incidente, por që e kanë dëgjuar me kujdes Brnabiqin.
Më tej, Pacolli tregon se Haradinaj i ka thënë kryeministres serbe se arrestimi i gjashtë serbëve në Anamoravë nuk ka qenë politik, por ka ndodhur sipas ligjit.
Pacolli tha se i kanë thënë palës serbe se Kosova nuk ka vepruar kokë në vete sa i përket arrestimit të serbëve.