Këta janë tre dëshmitarët kundër Thaçit që Milaim Zeka ua tregoi Gecëve të Llaushës - Bota Sot
Këta janë tre dëshmitarët kundër Thaçit që Milaim Zeka ua tregoi Gecëve të Llaushës

Aktuale

Këta janë tre dëshmitarët kundër Thaçit që Milaim Zeka ua tregoi Gecëve të Llaushës

Nga: P.R Më: 11 korrik 2018 Në ora: 18:53
Milaim Zeka

Fadil Geci, gjatë ditës së sotme në faqen e tij në facebook, ka shkruar se komunikatën numër  59 në emër të Shtabit të Përgjithshëm kundër vëllait të tij, Ganisë, e ka shkruar presidenti aktual, Hashim Thaçi.

Ai ka treguar tre dëshmitarë, që sipas tij ia ka treguar Milaim Zeka.

“Sipas tre dëshmitarëve që Milaim Zeka i përmend me emër dhe mbiemër:1.) Jakup Krasniqi 2.) Rexhep Selimi 3.) Fatmir Lima Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi. Sipas Milaim Zekës, Hashim Thaqi ia ka lexuar Rexhep Selimit në telefon satelitor komunikatën nr.59 dhe Rexhep Selimi i ka thënë Hashim Thaçit se këto shpifje unë nuk i përkrah ndërsa Hashimi ka thënë „ e di por po du m'e ja fut“. Edhe Jakup Krasniqi zëdhënësi i UÇK-së edhe Fatmir Lima e ka konirmuar të njejtën gjë se Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi”, ka shkruar ndër tjerash Geci, përcjellë “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test