Tahiri fton deputetët që nesër ta votojnë një Ligj të rëndësishëm

Aktuale

Tahiri fton deputetët që nesër ta votojnë një Ligj të rëndësishëm

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 23:07
Besnik Tahiri

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit nga të gjitha partitë politike që nesër të votojnë në lexim të parë Ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës.

Sipas Tahirit, me këtë ligj përcaktohen procedurat dhe format për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës si dhe procedurat e bartjes së pronave të paluajtshme të cilat administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në pronësi të komunës.

Shkrimi i plotë i Besnik Tahirit në Facebook:

Me Projektligjin për Dhënien ne Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme te Komunës do të rregullohen dhe përcaktohen procedurat dhe format për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, si dhe procedurat e bartjes së pronave të paluajtshme të cilat administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në pronësi të komunës.

Me erdhi mirë që edhe shoqëria civile po e mbështet vendimim dhe miratimin e këtij Ligji.

Nesër pres nga Parlamenti që ta votojë Ligjin në lexim të parë. I ftojë deputetët e të gjitha partive parlamëntare ta votojnë Ligjin unanimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat