Takohen Haradinaj, Veseli dhe Apostolova

Aktuale

Takohen Haradinaj, Veseli dhe Apostolova

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 10:58
Takohen Haradinaj, Veseli dhe Apostolova

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim konsultativ me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe shefen e Misionit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe procesin e Reformës së Administratës Publike.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për procesin e finalizimit të tri ligjeve, të cilat e rregullojnë administratën publike në Kosovë.

Haradinaj ka theksuar përkushtimin e qeverisë që të gjitha çështjet që ndërlidhen me Reformën në Administratën Publike, të përmbyllen në afat optimal.

“Këto ligje rregullojnë administratën shtetërore që ndërlidhet me Agjendën e Reformave Evropiane, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe që janë shtylla e një shteti funksional”.

Ishte dakordim i përbashkët që institucionet e Kosovës me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, të finalizojnë hartimin dhe miratimin e pakos së Ligjeve të Administratës Publike, të cilat kanë kaluar nëpër një proces të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat