Institucionet e Kosovës tashmë kanë hartuar një draft-dokument për fazën finale të bisedimeve më Serbinë.
Në këtë draft të cilin e ka siguruar media, janë të paraqitura, synimet nga dialogu, afatin kur ai duhet të përfundojë si dhe vijat e kuqe të dialogut.
Sipas këtij dokumenti: Kosova nuk negocion mbi shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial:, Kosova nuk pranon rezultate të dialogut që cenojnë funksionalitetin e shtetit dhe institucioneve, si dhe cenojnë të drejtat dhe liritë individuale apo të ndonjë grupi, komuniteti apo etnie:, Kosova nuk pranon rrafshin e tretë të pushtetit, që vë në dyshim funksionimin e brendshëm institucional:, Kosova nuk pranon zgjidhje të cilat mund të krijojnë precedent negative për paqe e stabilitet në vend e rajon.
Ky draft dokument sot u është dorëzuar partnerëve të koalicionit qeverisës nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. I njëjti pritet tu dërgohet edhe partive politike opozitare