Kremtimi i festës kombëtare franceze në Kosovë

Aktuale

Kremtimi i festës kombëtare franceze në Kosovë

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 08:28
Ilustrim

Ambasada e Francës në Kosovë për nder të 14 korrikut, organizon pritje për personalitetet e Kosovës dhe përfaqësuesit ndërkombëtar, si dhe komunitetin francez që jeton në Kosovë.

Festa për këtë ditë ka nisur dje me organizimin e ballos popullore, në të cilën u kujtua tradita e ballove popullore në Francë.

 Festa kombëtare franceze është e lidhur me dy ngjarje në historinë e Francës, kryengritjen popullore dhe marrjen e Bastillës më 14 korrik të vitit 1789, pikënisje e revolucionit francez, si dhe festa e federatës së 14 korrikut 1790, duke festuar në Paris unitetin kombëtar dhe përvjetorin e parë të marrjes së Bastilit.

14 korriku, çdo vit ka një sukses të madh me paradën e saj ushtarake, ballo dhe fishekëzjarre kudo në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat