Protesta e shoqërisë civile kundër fishekzjarrëve jep efektet e saj

Aktuale

Protesta e shoqërisë civile kundër fishekzjarrëve jep efektet e saj

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Protesta e shoqërisë civile e organizuar sot kundër ndezjes së fishekzjarrëve në koncertin e sotëm, duket se ka dhënë efekte të vogla.

Burime të kp jo zyrtarisht bëjnë të ditur se nga 20 minuta sa ishte parapa të ndezën fishekzjarrët, ato do të ndezën vetëm 5 minuta.

Sonte në hapësirat e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mbahet një koncert i organizuar nga “ProCredit Bank” dhe është paraparë të ndezën një tonë fishekzjarrë.

Media ka tentuar gjatë ditës të kontaktojë me zyrtarët e “ProCredit Bank”, por se zyrtarët e kësaj kompanie nuk janë përgjigjur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat