Kryeministri Haradinaj uron popullin francez për Ditën e Bastijës - Bota Sot
Kryeministri Haradinaj uron popullin francez për Ditën e Bastijës

Aktuale

E shtunë, 17 nëntor 2018

Kryeministri Haradinaj uron popullin francez për Ditën e Bastijës

Nga: N.Sh Më: 14 korrik 2018 Në ora: 22:12
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin francez për nder të Ditës së Bastijës, e cila është Festë Kombëtare në Francë.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Republika franceze është sinonim i lindjes së lirisë, barazisë, vëllazërisë, trinomit që është përqafuar gjerësisht në botën demokratike.

Postimi i plotë:

Republika franceze është sinonim i lindjes së lirisë, barazisë, vëllazërisë, trinomit që është përqafuar gjerësisht në botën demokratike. Shoqëri dhe shtet model që na shërben për t’u bashkuar rreth vlerave të përbashkëta edhe neve në Kosovë.

Në emër të Qeverisë, përmes ambasadorit Didier Chabert, përcolla urimet më të mira për prosperitetin e Francës dhe popullit francez. Festofshi në paqe dhe mirëqenie të vazhdueshme! Bonne fête Nationale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test