Islami: Kosova ka një president as njeri e as gjarpër dhe qeveri banditësh!

Aktuale

Islami: Kosova ka një president as njeri e as gjarpër dhe qeveri banditësh!

Nga: N.Sh Më: 14 korrik 2018 Në ora: 23:45
Hashim Thaçi

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami, përmes një postimi në facebook, ka bërë një renditje për problemet në Kosovë, duke i përmendur politikanët milionerë, shëndetësinë kriminale dhe korrupsionin më të lartë në Evropë.

Islami në këtë shkrim thotë se, Kosova ka një parlament dhe qeveri multietnike, sovranitet gjysmak dhe ministet seb në Kosovë.

Sipas tij, Kosova ka edhe një president “as njeri e as gjarpër”.

Lexojeni shkrimin e Islamit:

Kosova me 10.888 Km2, me popullsi 1.800.000 banorë! Me Nato në Kosovë me 20 nacionalitet të ndryshme, me rezolutën 1244 e UNIMIK, me EULEKS në Kosovë, me pako të Ahtisarit, me parlament multietnik, me qeveri multienike, me sovranitet gjysmak, me mini shtet serb në Kosovë, me President gjysmak, as njeri as gjarpër, me 30 universitet e kolegje, me Pisën në vendin 78, me 30 parti politike, me politikan milioner, me ministra e zëvendës ministra që zënë vendin e parë në rajon dhe Evropë, me korrupsionin më të lartë në Evropë, me papunësinë më të lartë në Evropë, me shtetin që nuk ka rrymë në shekullin e XXI, me ajrin më të ndotur në rajon, me rrymën më të shtrenjtë në rajon, me ushqimin më të pakontrolluar në rajon, me barna të kontrabanduara në rajon, me spitale pa shtretër e pa aparaturë, me shëndetësi kriminale e vrasëse.

Me qeveri banditësh të klanit PRONTO.

Urime Kosovë ky është përshkrimi që mund ti bëjë shtetit tim!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat