"Përpjekje e Serbisë për të penguar ndërtimin e shtetit të Kosovës, janë vetëm zëra të dëshpërimit serb"

Aktuale

"Përpjekje e Serbisë për të penguar ndërtimin e shtetit të Kosovës, janë vetëm zëra të dëshpërimit serb"

Nga: H.Orana Më: 15 korrik 2018 Në ora: 09:04
Pamje nga lufta në Kosovë

Zëvendësministri i MPJ-së, Gjergj Dedaj thotë se po të ishte pyetur Serbia, ne si Kosovë kurrë nuk do ishim të lirë as nuk do ishim shtet i pavarur.

“Serbia është e njohur për shantazhe, bojkitime dhe krijimin e situatave konfliktuoze në Kosovë dhe rajon. Pala kosovare duhet ta bëjë më të mirën për të perfshirë serbët dhe pakicat tjera në kuadër të Ushtrisë së Kosovës, nëse ata duan dhe respektojnë  Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, mirëpo komunitetet pakicë, në këtë rast pakica serbe nuk mund të mbajë peng, për politikat ditore të urdhërdhënësve nga Beogradi, as formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe as temat tjera të cilat kanë të bëjë me shtetndërtimin dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës”, thotë Dedaj.

Image
Gjergj Dedaj

Ai thotë më tutje se serbët ende nuk janë zgjuar nga “gjumi”, derisa ende ka thirrje për luftë në Kosovë dhe se ata do të përballen me pasojat e gabimeve të tyre.

“Serbët fatkeqësisht akoma nuk janë zgjuar nga gjumi i mitomanisë mesjetare, madje edhe ka akoma thirrje për luftë në Kosovë, pa harruar se lufta ka përfunduar dhe ata kanë pësuar disfatë dhe vete duhet të përballen me pasojat e gabimeve, krimeve dhe gjenocidit të shkaktuar në Kosovë”, vlerëson ai.

Dedaj thotë më tutje se gjithë këto përpjekje të Serbisë për të penguar ndërtimin e shtetit të Kosovës, janë vetëm zëra të dëshpërimit serb.

“Thirrjet hijenike për të penguar ndërtimin e demokacisë, paqes, shtetit, formimit të Ushtrisë së Kosovës si partnere e NATO-së, janë zëra dëshprimi dhe pasoja të debaklit serb në Kosovë. Ushtria e Kosovës është realitet i pashmangshem si një forcë e paqes, ekuilibrit dhe stabilitetit në Kosove dhe më gjerë”, thekson Dedaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat