Edhe tri ditë Kosova merr lajmin e madh për vizat

Aktuale

Edhe tri ditë Kosova merr lajmin e madh për vizat

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 06:54
Ilustrim

Komisionari për Punë të Brendshme dhe Migracion, Dimitros Avramopoulos, të enjten do të qëndrojë në Prishtinë.

Mësohet se zyrtari i lartë i BE-së, gjatë një fjalimi në Kuvend, pritet që ta konfirmojë vendimin pozitiv të Komisionit për liberalizimin e vizave.

Ai do të ketë një sërë takimesh, duke përfshirë atë me presidentin Hashim Thaçi. Një ditë më parë, të gjithë krerët shtetërorë do të qëndrojnë në Bruksel për takim me Federica Mogherinin, në ditën që do të bëhet publik vendimi për liberalizimin.

Vendimi për liberalizimin do të ndodhë javën tjetër, përkatësisht më 18 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat