LDK kundër Thaçit, Haradinajt e Veselit për takimin nesërm në Bruksel, tregon zgjidhjen për dialogun

Aktuale

LDK kundër Thaçit, Haradinajt e Veselit për takimin nesërm në Bruksel, tregon zgjidhjen për dialogun

Nga: P.R Më: 17 korrik 2018 Në ora: 19:19
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Liderët e shëtit të Kosovës pritet që nesër të takohen në Bruksel me përfaqësuesen e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ku pritet diskutohet për dialogun me Serbinë.

E për këtë takim ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës. 

“LDK-ja vlerëson se drejtuesit e institucioneve aktuale dhe individët e tjerë të infiltruar në pushtet për kusure politike, të cilët pritet të udhëtojnë në Bruksel, nuk kanë autoritet, nuk kanë legjitimitet dhe as mbështetje popullore që ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë. LDK konsideron se ky grup njerëzish të cilët i lidh vetëm mbetja në pushtet, e të cilët nuk përfaqësojnë më shumë se 40 % të qytetarëve, nuk i bëjnë nder dhe nuk mund të flasin e të marrin vendime në emër të qytetarëve të Kosovës, duke mos pasur mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. LDK konsideron se vetëm zgjedhjet e reja nacionale mund të prodhojnë institucione legjitime për të quar përpara të gjitha proceset e rëndësishme për shtetin si dhe për të ndaluar degradimin e plotë institucional, politik e ekonomik që e ka pllakosur Kosovën”, thuhet në konunikatën e LDK-së, përcjellë “Bota sot”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA për normalizimin e relacioneve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Por, ky proces, mund të qohet përpara vetëm nga institucionet legjitime të dala nga zgjedhjet e reja, të lira dhe demokratike, si dhe me një konsensus të gjerë institucional, politik e shoqëror”, përfundon komunikata e LDK-së.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar takimin e nesërm.

“Është takim i yni me institucionet e BE-së, nuk e kemi ende një agjendë përfundimtare, por mendoj që këto tri tema, pra, marrëdhëniet kontraktuale Kosovë-BE, liberalizimi i vizave që është shumë i rëndësishëm për ne dhe kjo vizitë unike e jona, kjo qasje e këtillë e udhëheqësve e ndihmon atë marrëdhënien me BE-në në këtë temë, por flas për liberalizim, njëkohësisht edhe dialogu është temë”, tha gjatë ditës Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat